Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha iu përgjigjet fermerëve: Kur unë denoncoja skandalet e qeverisë, Salianji hante dreka me Ergys Agasin

20:58 / April 15, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u është përgjigjur disa fermerëve që e kritikuan lidhur me përjashtimin e Ervin Salianjit nga PD, duke treguar arsyet e tij për këtë vendim.

Teksa tha se Salianji u vetëpërjashtua nga PD, Berisha deklaroi se ish-deputeti bashkëpunonte me kryeministrin Edi Rama dhe vartësit e tij.

Berisha deklaroi gjithashtu se në kohën që denonconte qeverinë dhe Ergys Agasin, Ervin Salianji drekonte me të. Po ashtu, sipas kryedemokratit, Salianji përdorte Suel Çelën për të mbledhur demokratët përmes kërcënimeve, në takimin që zhvilloi në Elbasan.

“Kjo parti që në themelim të saj dhe derisa të jetë gjallë do jetë 100 e hapur për mendime ndryshe, por çdo njëri duhet të dallojë mendimin ndryshe nga qëndrimi ndryshe. Qëndrimi ndryshe është tjetër.

Nëse ti, në forumet e kësaj partie shtron çfarëdolloj mendimi, kurrë nuk do ketë njëri pasojën më të vogël, por nëse bashkëpunon me kundërshtarin në mënyrë absolute nuk do jesh pjesë e kësaj partie.

Pas zgjedhjeve mbeta duke denoncuar farsën elektorale, në qoftë se ti del dhe ditën para zgjedhjeve bën thirrje që të votohet deputeti kundërshtar, ti je ndarë me këtë parti. Këtu nuk kemi të bëjmë më me mendim ndryshe. Ekspozohesh në fushatë me deputeten kundërshtare, ti ke bërë zgjidhjen tënde.

Nëse brenda 4 orëve, një Tv publikon për ty nga zyra e Edi Ramës 16 lajme në 4 orë, ti ke marrë një rol të gabuar. Asnjë njëri nuk do ketë kurrë pasojë për mendimin ndyrshe, por veprimi ndryshe është tjetër gjë.

Para se të dilte nga burgu më erdhi në zyrë dhe më kërkoi mendim. Më tha që për të dalë nga burgu këto 3 muaj duhet të firmos një dokument që nuk do vras Fatmir Xhafën. Gjykatësi kërkon garanci. I thash mos e firmos sepse pranon fajsësinë dhe ti nuk ke patur asnjë sherr personal me të.

Tjetra unë sulmoja Ergys Agasin si një nga figurat më të zeza, ndërsa ai drekonte me të. Në Elbasan, më merrnin demokratët dhe më thoshin që i kërcënonte Suel Çela. Nuk mund të përdorësh Suel Çelën për të rreshtuar demorkatët pas vetes. Që në këtë moment i kam thënë je i vetpërjashtuar”, tha mes të tjerash Berisha.

Berisha fermereve pergjigjet qeverise skandalet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Padi milionëshe ndaj Linde, katër banka gjermane kërkojnë dëmshpërblim për projektin e dështuar në Rusi

14:17 / July 18, 2026

Korça, “kryeqyteti” i muzikës frymore / Parada e bandave, orkestra nga rajoni e Italia performojnë në juglindje

13:29 / July 18, 2026

11 emigrantë të paligjshëm rrezikuan jetën pranë Sazanit, arrestohet organizatori i dyshuar

13:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.