TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Gratë ukrainase tregojnë tmerrin e përdhunimeve nga ushtarët rusë

23:21 / August 12, 2022

Të mbash anën e mamit apo të gruas?! Halli që po shoqëron djalin e Victoria Beckham

23:12 / August 12, 2022

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Masakra në Mal të Zi/ Ky është autori, vrau 10 persona pas sherrit për qiranë, mes viktimave dy fëmijë

22:52 / August 12, 2022

Publikohet urdhri që lejoi FBI të kontrollonte rezidencën e Donald Trump

22:48 / August 12, 2022
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Aktualitet

Berisha: Jam shpallur “non-grata” nga Britania, por si ka mundësi që Rama e merr vesh i pari?

12:31 / July 22, 20223 Min Lexim
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Shpërndaje
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Pas SHBA-së, edhe Britania e Madhe shpall “non-grata” Sali Berishën. Lajmin e dha vetë Berisha në konferencën për shtyp me gazetarët nga selia blu. Berisha tha se do të konsultohet me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarrë për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe vendit që përfaqëson. Po ashtu Berisha shprehu habi pse kryeministri Edi Rama është gjithmonë i pari që merr vesh një vendim të tillë. Ish-kryeministri akuzohet për lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB dhe, se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike. Gjithashtu është shpallur “non-grata” për korrupsion dhe pasurim e tij personal dhe rretheve të njerëzve pranë meje, ku si shembull është marrë edhe lidhja e tij me Damir Fazlliç.

“Çdo vendim i bazuar në shpifje, mbi korrupsionin, është mbështetje reale për korrupsionin dhe krimin. Më mirë se kushdo këtë e dinë shqiptarët, të cilët, me mbështetjen masive pas shpalljes sime non grata, kanë dëshmuar se askush dhe kurrë nuk do të mund t’u shesë atyre shpifjet dhe mashtrimet për të vërteta, dhe aktet hakmarrëse politike si akte antikorruptive, apo t’i përdorë ato për t’iu emëruar kryetarët e partive të tyre. Ftoj të gjithë t’i bëjnë një pyetje vetes: Perse këto sulme dhe shpifje, krejt bajate dhe pa asnjë bazë, vijnë plot 9 vjet pasi Sali Berisha ka lënë pushtetin?

Përse ato vijnë në një kohë kur nën qeverisjen e Ramës krimi ka kapur shtetin dhe vënë përfund Shqipërinë, kur vendi është kthyer në një plantacion droge dhe ku, sipas dosjeve të mirënjohura në Prokurori dhe raporteve të OSBE, bandat dhe krimi i organizuar blejnë vota për pushtetarët? Përse ato vijnë në një kohë kur banditët kanë marrë mandate deputetësh dhe kryebashkiakësh, kur opinioni tronditet çdo ditë nga magnituda e aferës së inceneratorëve, e Butrinit dhe e portit të Durrësit, e qindra afera të tjera korruptive te qeverisë më të korruptuar në Europë të Edi Ramës dhe, akoma më shumë nga indiferenca e drejtësisë për të hetuar atë dhe qindra afera të tjera?

Përse ato vijnë në një kohë kur, ende nuk është shuar jehona e lidhjeve me krimin e organizuar dhe kriminelët, të dala qartë në përgjimet e Prokurorisë të dosjeve 184 dhe 339, të zbardhura edhe nga gazetat gjermane? Politikanët e këtyre përgjimeve, shokë me “çunat problematikë”, janë sot kryeministër dhe ministra. Ironia e fatit është se, i pari që i bën publike këto vendime është Edi Rama. Secili mund të zgjedhë t’i përgjigjet vetë këtyre pyetjeve, por përgjigja ime është se, ashtu siç kam bërë deri sot, do vazhdoj të luftoj i palëkundur për të pastruar vendin nga krimi dhe korrupsioni, si rruga e vetme për të shpëtuar Shqipërinë dhe shërbyer interesit të qytetarëve te saj, deri ditën që ata do besojnë te Sali Berisha!

Në përfundim, ftoj autoritetet britanike të dorëzojnë pranë organeve të drejtësisë të vendit të tyre, dhe pranë organeve të drejtësisë në Shqipëri, çdo fakt, provë apo dokument që disponojnë, ata ose kushdo tjetër, për akuzat që kanë ngritur kundër meje. Për të gjitha këto shpifje, unë do konsultohem me ekspertë për hapat ligjorë që do të ndërmarr për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin tim dhe të vendit tim, për aq sa unë e përfaqësoj”, tha ai.

“Non Grata' britania Sali Berisha
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Masakra në Mal të Zi/ Ky është autori, vrau 10 persona pas sherrit për qiranë, mes viktimave dy fëmijë

22:52 / August 12, 2022

Drejtori i policisë për ngjarjen në Cetinje: Agresori vrau fillimisht qiraxhinjtë, pastaj shtatë persona të tjerë

22:33 / August 12, 2022

Albin Kurti: Nuk duhet të ketë ndalim të shamisë në jetën publike të qytetarëve

22:28 / August 12, 2022
Shto koment

Lini një koment Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022

Përmbysja e kamionit me grurë në autostradë, reagon ashpër Erion Braçe: Është e shëmtuar, buka nuk shkelet! Ju zotërinj të policisë…

21:46 / August 12, 2022

Përplasen dy makina në aksin Levan-Tepelenë, 8 të plagosur në spitalin e Fierit

21:21 / August 12, 2022

“Do ketë ‘non grata’ të tjerë”- Ambasadori britanik paralajmëron: Do bëhen rutinë! Deri në fund të vitit…

20:37 / August 12, 2022
Raporto Tani
Te fundit

Gratë ukrainase tregojnë tmerrin e përdhunimeve nga ushtarët rusë

23:21 / August 12, 2022

Të mbash anën e mamit apo të gruas?! Halli që po shoqëron djalin e Victoria Beckham

23:12 / August 12, 2022

Ambasadori britanik: Të gjithë emigrantët e paligjshëm do kthehen nga Anglia, s’do shkelin më kurrë në MB

23:06 / August 12, 2022
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2022 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.