Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Jamarbër Malltezi nuk ka marrë as 10% të sipërfaqeve që i takonte

22:29 / October 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha shprehet se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, edhe pse me gjyshër pronarë të mëdhenj tokash, nuk ka marrë as 10% të pronave të tij. I ftuar në emisionin “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se fisi Begeja, kanë qenë pronarët e tretë të tokave më të mëdha në Tiranë.

Sali Berisha: Kontrata ishte e 2008-ës. Në vitin 2018, këta u bënë ortakë në “Homplane” dhe vazhduan deri në 2018. Kanë zbatuar çdo ligj.

Pyetje: Unë kam lexuar vendimin e gjykatëses Irena Gjoka dhe jam dakord që marrëdhëniet e Malltezit me ortakët janë private. Por sa pronarë ka pasur Shqipëria dhe a kanë pasur të gjithë këtë mundësi që ta marrin pronën e tyre kur ka kaq shumë probleme mes fiseve? Të ju kthehet nga terren sportiv në terren banimi? Si është e mundur që ndërtohen 17 kulla?

Berisha: Asnjë kullë, zero kullë.

Pyetje: 60 mijë pronarë, raste që akoma nuk e kanë marrë pronën e tyre. Edhe komuniteti mysliman thotë se 70 për qind e pronave të tyre nuk u janë kthyer?

Sali Berisha: Gjatë mandatit 1992-1997, 80% të të dosjeve të pronësisë në Tiranë, kanë marrë zgjidhje. Pronarë kanë qenë 800 mijë dhe kam keqardhje për ata 60 mijë. Ky është në këmbë dhe drejton këtë emision, është nga pronarët dhe mund të ketë marrë 10 -15% të pronës së tij. Fisi Begeja, pas Toptanëve, kanë qenë pronari i tretë i tokave më të mëdha në Tiranë. Jamarbër Malltezi, në të gjitha variantet, ndonëse me gjyshe pronare të madhe në Tiranë, gjysh pronar të madh në Shkodër, nuk ka marrë absolutisht, as 10% të sipërfaqeve që i takonte dhe sot ata mund të kenë edhe 30-50 fishin si trashëgimi të atyre që përmend ti. Në atë zonë, nuk kanë pasur 38 mijë, me dokumenta zyrtare, 5 familjet kanë 65 mijë metra katrorë. 5 mijë metra ja dhuruan komunitetit për të ndërtuar gjimnaz. Ku shkoi gjimnazi a e dini ju apo jo? E mori tokën Edi Rama me Bolinon, e morën me 1 Euro tokën dhe ndërtuan ndërtesën e shtypit.

jamarber malltezi PRONA Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.