Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Berisha ka rënë me 23 % në mbështetje”

21:36 / January 28, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bejko
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Anëtari i Kryesisë së PD-së Roland Bejko deklaroi në emisionin “Spotlight” në “Vizion Plus” se rezultatet e sondazhit të fundit të publikuar në “Euronews” tregojnë rënie me 23 për qind të Sali Berishës sa i takon mbështetjes te demokratët.

Bejko solli në vëmendje mesazhin e Gabriel Escobar-it se partitë me poltikanë non grata nuk do të njihen nga Uashingtoni, që sipas tij ishte një mesazh edhe për partitë aleate dhe Ilir Metën.

“Rënia e z.Berisha është 23.4 për qind, ndërsa z.Basha është 10 për qind. Jam dakord me arsyetimin e rënies. Demokratët nuk duan që PD-ja të ndahet, edhe sa më në bazë dhe në periferi të shkosh aq më e fortë është kjo dashuria për partinë. Ajo që më bën të jem opozitar me Eno Bozdon është që po diskutojmë sikur jemi në kushte normale, sikur kemi dy pretendentë për kryetarin në parti. Jemi në kushte flagrance kur Berisha është shpallur non grata nga SHBA. Escobar e tha mbrëmë që nëse Berisha do jetë në krye të PD-së do ndërpriten marrëdhëniet. Edhe partitë e tjera me persona non grata nuk do të njihen. Ky është një mesazh edhe për partitë e tjera, për aleatët dhe z.Meta që është te LSI-ja.

Berishën e shoh në ditë të vështirë, mendoj që më e mira do ishte të gjendej një zgjidhje tjetër edhe PD-në të mos e kishte përçarë. Kam frikë se kriza që ka përcjellë z.Berisha do t’i kushtojë shumë opozitarizmit, nuk është puna për PD-në. Nuk mund të flasim për mbështetje të njërit apo tjetrit në këto kushte. Berisha e ka filluar aksionin e vet në shtator, Basha e filloi vonë. Basha ka Kryesinë, Këshillin Kombëtar, grupin parlamentar, pjesa tjetër në kohën e duhur. Në kushtet që jemi sot do mbështes fort z.Basha, tani ka rastin të tregojë veten”, tha Bejko.

23 perqind Berisha mbeshtetje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.