Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Kërkohet një vendosmëri dhe një besim për ta larguar këtë regjim, revolucioni nuk kryhet me një ditë

12:41 / February 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD, Sali Berisha në një konferencë për mediat tha se revolucioni i opozitës ka nisur me protesta dhe të fituar do të dalin vetëm ata që besojnë tek revolucioni i viteve 1990.

Berisha tha se PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i viteve ’90, pasi në vend janë ngritur sirena alarmi që po vrasin shpirtin e çdo shqiptari.

Sakaq theksoi se kryeministri Edi Rama duhet të largohet sa më parë pasi vjedh dhe korrupton ccdo ditë që është në pushtet.

“Sot është një situatë kritike. Sot jemi në kushte, një narkoshtet, diktaturë krimi, nga më të fuqishmet e të rrezikshmet në Evropë ndonjëherë Sot kemi një faktor tjetër. Për fatin tonë, në 9 vite PD u denervua, e humbi nervin. Mos mendoni se e kemi fituar plotësisht akoma. PD ka nevojë të frymëzohet nga revolucioni i 90-ës. Revolucionin sot do e fitojnë vetëm ata të cilët i besojnë revolucionit të 90-ës.Ku ishim ne në 90? Në grevë urie, në marshime, të ngrënë e të pangrënë në qytete e fshatra për të çuar dritën e të vërtetës e asgjë tjetër. Na gjuanin me gurë e dru, ne vijuam. Qëndruam 9 vite. Një regjim që kalonte nga skandali në skandal. Këtu një qeveri që ka vjedh votën, çfarë po ndodh para syve tanë? Shqipëria po tretet, po shuhet, po vdes. Sirena alarmi që duhet të ushtojnë në shpirtin e çdo shqiptari. Edi Rama po blen 4 milionë euro instilacionin për të blerë korrupsion, për të blerë influenca, deklarata, mbështetje me paratë e atyre që ikin me gomone. Edi Rama 22 milionë euro udhëtime me avion, sikur është i biri i Sulltanit apo Mbretit të Arabisë Saudite. Edi Rama që vjedh nga mëngjesi në darkë e në çdo akt mbron vjedhjet e tij. A mundet ne e shqiptarët të pajtohen me këtë situatë? Mos filozofojnë, revolucion e vetëm revolucion. Nuk bëhet me një ditë, partia humbi nervin, që do të thotë të humbasësh idealet e tua. Çfarë ndodhi me ne? Opozitë për të tretën herë, pasi shpallëm masakrën zgjedhore, që ishin zgjedhjet më të këqija në histori shkuam si delet në shtrungë e votonim borxhin e Ramës në Parlament. Ku ishim ne opozitarët? Ia votuam borxhin atij që vjedh çdo qindarkë. Kërkohet një ri mendim i thellë i situatës. Kërkohet një vendosmëri dhe besim për ta larguar këtë regjim”, tha Berisha.

Berisha tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.