Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha komenton deklaratat e Vuçiç për vrasjen e policit në veri të Kosovës: Faktoi se nuk është dorë-jashtë në sulmin terrorist

22:35 / September 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish lidhur me sulmin kriminal në veri të Kosovës, ku mbeti viktimë një efektiv i Policisë dhe 3 terroristë serbë. Përmes një reagimi në Facebook, Berisha përgëzoi Policisë e Kosovës që ktheu situatën në normalitet dhe bëri që të dështonte skenari i Beogradit.

Ai dënoi edhe deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç lidhur me ngjarjen, që sipas tij, faktonte se nuk është “dorëjashtë” në sulmin terrorist, që sipas Berishës është organizuar dhe sponsorizuar nga Beogradi.

Reagimi i Berishës:

Dështoi skenari i Beogradit!

Manastiri Banjskës dhe i gjithë territori në kontroll të plotë të policisë së Kosovës.

Të dashur miq, në bilancin e fundit, Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça deklaron për tre terroristë të vrarë, dy të plagosur dhe 6 të arrsestuar, dhe vendosjen në kontroll të plotë të policisë të manastirit te Banjskës dhe të gjithë territorit.

Policia ka gjetur armatime të shumta dhe ka identifikuar edhe personat që gjendeshin brenda manastirit të Banjskës në Zveçan. Banda terroriste kriminale përbehej nga pjesëtarë të serbëve të veriut, të organizatës terroriste “Mbrojtja civile,” si dhe të ardhur nga Serbia. Një urim të përzemërt për Policinë e Kosovës, që me sakrifica, guxim, atdhetari dhe profesionalizëm të lartë neutralizoi grupin terrorist dhe dështoi skenarin më të rrezikshëm të Beogradit, që nga perfundimi i luftës për çlirimin e Kosovës gjer sot.

Dënoj gjithashtu deklaratën e serbomadhit Vuçiç, në të cilën ai faktoi se nuk është dorëjashtë në sulmin e grupit terrorist të organizuar dhe sponsorizuar nga Beogradi. sb

Kosova Sali Berisha Vucic
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.