Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shkuar këtë të hënë në Shkodër për të monitoruar nga afër situatën e përmbytjeve të mëdha në zonë.
Në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Bashkisë Bardh Spahia, Berisha tha se përmbytjet në Shkodëer nuk kanë ardhur nga dora e Zotin, por nga dora e robit hajdut, duke nënkuptuar në këtë rast kryeministrin Edi Rama.
Sipas Berishës përmbytjet kanë ardhur nga keqadministrimi I kaskadave.
Sipas kreut të PD-së, gjatë këtyre ditëve Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Ballluku kanë blerë energji me 226 euro për megavat orë në bursë, ndërsa nga ana tjetër kanë shkarkuar mijëra metër kub ujë te Vau i Dejës, që mund të përboreshin mjaft mirë për të prodhuar energji.
Sipas Berishës Rama ka ndjekur këtë praktikë, pasi ka dashur të justifikojë blerjen e energjisë jashtë.