Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë seancës në Kuvend, lëshoi akuza për qeverinë. Teksa foli kundër rritjes së pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, Berisha theksoi edhe se nisma për rritjen e pensioneve për pensionistët është qesharake.
“Ju votuan këtu rritjen e rrogave të deputetëve me 3.8 mln lekë (të vjetra). Ju autorizuat deputetin që të marrë aq sa marrin në muaj 38 pensionistë. Në një akt ekstrem cinizmi dhe korrupsioni për të blerë Gjykatën Kushtetuese, që sot sillet ndaj të drejtës kushtetuese si një organ që shkelmon atë aq saç është shkelmuar në atë gjykatë në 30 vite të marra sëbashku. Në një akt absurd, në një akt të hapur korruptiv, kërkoni të rrisni rrogat e tyre 7-8 mln.
Unë po ju rikujtoj këtu se gjykatësi më i fuqishëm i botës, që është gjykatësi i Gjykatës Supreme të SHBA-ve, që ka në spektrin e saj çështjen kushtetuese, kreu i saj ka një rrogë vjetore 290 mijë dollarë. Si mund të jeni ju dakord kur flisni për pensionistët, kur i jepni një gjykatësi aq sa do të marrin 80 pensionistë në muaj. Çfarë është ky akt? Pse kaloni në këtë akt në paturpësi ekstreme. Pazari dhe vetëm pazari është qëllimi juaj dhe i Ramës. Ju jeni vetëm figura të tij”, tha Berisha.
