Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha lutet para varrit të dervishit në Bulqizë

15:07 / August 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha teqe
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga inaugurimi i një teqeje në Bulqizë, deklaroi se Beogradi ka influencën më të fortë se kurrë më parë të shtrirë në Shqipëri.

Berisha shtoi se Bulqiza është një vend me pasuri të mëdha natyrore, por për shkak të politikave të ndjekura ata janë kthyer në mallkim për qytetarët.

“Pas largimit të armiqve shekullorë që mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaq, me të cilin u përballën shqiptarët. Për fat të keq ky armik tjetër, që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë së kurrë në Shqipëri.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, duhet të bëjmë gjithçka që këta fëmijë, këta të rinj, ta ndërtojnë këtu jetën e tyre sepse pasuritë që ka Bulqiza dhe që ka Peshkopia, mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë se sot kanë këto treva. Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, kanë ujërat, kanë minierat. Është pra një trevë shumë e pasur, por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, braktiset, braktiset.

Sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët, por në një farë mënyre dhe mallkim. Ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt, sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Transporton civilë, i zbret te Parku Rinia’/ Urgjenca Kombëtare reagon ndaj dezinformimit në rrjet: Manipulime nga faqet false

21:49 / October 19, 2026

Angazhimi në protestat e dhunshme, zbardhet VKM: 2750 efektivë Policie do të shpërblehen me rreth 270 mijë lekë të reja

21:31 / October 19, 2026

Zv/kryeministrja Koçiu: Tirana nuk duhet të kthehet kurrë në simbol të dhunës dhe kaosit

20:36 / October 19, 2026

Dëmet nga protestat, bizneset mund të aplikojnë për rimbursim në e-Albania, ja si kryhet procedura

16:20 / October 19, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.