Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Humbi ”vulën” në Londër dhe mbetet ”non-grata”, Berisha tregon manipulimet u bënë për të fshehur të vërtetat

15:31 / June 18, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vula e PD-së nuk e gëzoi shumë, pasi lideri i demokratëve mori një lajm të keq. Sali Berisha do të vijojë ta ketë të pamundur hyrjen në Britaninë e Madhe. Ai e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër. Për herë të tretë brenda 24 orëve, Sali Berisha reagon për vendimin e Apelit në Britani. Ai thotë se SIAC nuk ka shqyrtuar mijëra faqe prova, dhe se e ka mbështetur vendimin bazuar në lajme të rreme të medias së Soros dhe kundërshtarëve të tij politikë.

“SIAC zbulon dy elementë të rëndësishëm, vërteton se nuk është marrë me vërtetësinë e provave, por është marrë nëse sekretarja e Shtetit ka pasur prova të mjaftueshme për vendimin që ka marrë.

Së dyti, na informon se nuk ka marrë parasysh mijëra faqe të dorëzuara nga Sali Berisha, sipas tij me vonesë. Nuk janë shqyrtuar sikurse kërkon ligji nga sekretarja e Shtetit. Kjo është një e pavërtetë që nuk i bën nder asnjë njeriu. Avokatët e mi kanë dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e kërkuara, por këto dokumenta nuk i janë paraqitur sekretares së shtetit me dy qëllime, që këto dokumente të mos paraqiteshin në SIAC.

Ne përfituam nga ky proces, mësuam se çfarë manipulimesh u bënë për të fshehur të vërtetat. Mësuam se nuk ekziston asnjë provë që të faktojë korrupsionin apo lidhjen me krimin të Sali Berishës. Përdoret një goditje me shkelm nga Dauti, një qytetar që s’e kam takuar kurrë, ndërkohë që në tavolinë me Ramën ulet mafia dhe kriminelë me famë.

A nuk janë këto akuza përpjekje për të ndihmuar narkoshtetit. Beteja jonë vazhdon, jo për heqjen e përjashtimit, por për shpifje, trillime, mbrojtjetn tuaj nga korrupsioni dhe lidhjet e krimit të Ramës, politikanëve”,-tha Berisha.

Berisha Londer non-grata
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.