Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha mbledh garuesit për bashkitë: Jeni kandidatët e lirisë, Rama nuk do të shpëtojë kurrë nga PD

13:56 / March 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i PD-së, Sali Berisha po zhvillon mbledhje me kandidatët për kryetarë bashkie në selinë blu.

Në nisje të fjalës së tij, kryedemokrati Berisha iu është drejtuar kandidatëve me fjalët:

Në vendimet që do të marrim, sigurisht që ju keni zërin tuaj dhe partia nuk merr asnjë vendim pasur një konsultë me ju. E vërteta është që jeni ju kandidatët e lirisë, kandidatët e parë në historinë e këtij vendi, por jo të vetëm të këtij vendi, por edhe të vendeve të tjera që zgjidheni me votën e lirë të anëtarësisë dhe mbështetësve të PD.

Gjatë fjalës së tij, kryetari i PD-së Berisha është shprehur se pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rigjykim të çështjes së vulës së PD, është kryeministri Edi Rama. Për kryeministrin Rama, Berisha tha se ka menduar se me këtë akt i dha PD-së një goditje, teksa shtoi se ai nuk do të shpëtojë kurrë nga opozita e vërtetë.

Sali Berisha: Personaliteti juaj i pëlqyer, i respektuar nga qytetarët e bashkive ku ju keni konkurruar, ka tmerruar Edi Ramën, ka tmerruar narkoshtetin dhe jo vetëm, por edhe aleatët e tij, duke menduar se do mund të na pengojë të marrim pjesë dhe të fitojë zgjedhjet më 14 maj, si burracak ai shtyu deri në tri ditë para skadimit të afatit vendimin e parafabrikuar të gjykatës së kontrolluar 100% prej tij, dhe konfiskoi vulën e partisë. Mendoi se me këtë akt na dha një goditje dhe shpëtoi nga opozita e vërtetë. E vërteta është e kundërta, ai nuk do të shpëtojë kurrë nga PD-ja e cila u ngrit si feniksi nga hiri apo labirintet e kurtheve të paimagjinueshme shqiptare dhe ndërkombëtare dhe vjet sot më e fuqishme se kurrë në një betejë me një monizëm të plotë. Me këtë akt, Rama shprehu tmerrin që ka nga opozita e vërtetë sepse është një kufomë që kundërmon në Shqipëri, Ballkan, në SHBA dhe kudo në botë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.