Ish-kryeministri Sali Berisha tha sonte se personi që shqeu me shqelm derën e PD-së është militant i partisë që ka kaluar net të shumta në çadrën e PD-së.
Sipas Berishës, ai ka një set të tërë fotosh të tij me Bashën nga kjo çadër dhe se aso kohe quhej luftëtar i lirisë dhe jo kriminel si sot.
Berisha: Po e them këtu që personi që shqeu me shqelm derën e PD-së, është militant i PD-së që ka kaluar dhjetëra net në çadër dhe kam këtu një set të tërë të tij me Bashën. Kur është në çadër është luftëtar i lirisë, por kur vjen në PD, ky qenka kriminel, edhe pse policia nuk thotë asnjë fjalë.
Ai rrjedh nga një familje e persekutuar. Nuk e them që s’ka bërë gabime, por kur ishte në çadër ishte hero, por kur vjen në PD e i thotë Bashës se ‘nuk luhet me brava’, del se është kriminel.