Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha me gratë demokrate: Ministret e Ramës pa forcë morale

20:01 / December 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1735150669 saliberisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha, mbajti sot (25 Dhjetor) një pritje dhe takim me Lidhjen Demokratike të Gruas, pikërisht në ditën e Krishtlindjes. Të pranishëm edhe forumi rinor demokrat dhe përfaqësuese të strukturave të PD.

Takimi nisi me një fjalim përshëndetës dhe urim për festat, por edhe me mbi 300 ditët e ”qëndresës”, referuar arrestit shtëpiak të Berishës për dosjen e aferës “Partizani”, teksa drejtueset e LDG-së e quajtën ish-kryeministrin edhe si simbolin e rrugës së shpresës.

”Është një nder i veçantë për mua, në këtë ditë të bekuar, të përshëndes zonjat, zonjushat demokrate, motrat tona, duke kujtuar ditën e shënuar të lindjes së Krishtit, duke mos harruar se është profeti i të gjitha besimeve. Përulem para qëndresës suaj”, e nisi fjalën Berisha.

Pjesë nga fjala

Keni përjetuar kalvar në regjimin e qeverisë. Mund t’i japim shumë epitete këtij regjimi, por kam arritur në përfundim se i përshtatet, le ta quajmë Luciferit. Me këtë term të marrë nga mitologjia, ku zbriti për të bërë ndryshim dhe krijoi katastrofë me fuqi shkatërrimtare të paparë në ndonjë komb tjetër.

Ata që e pësuan më rëndë dhe më shumë janë nënat shqiptare (i referohet qeverisë Rama). Sot në Shqipëri janë qindra dhe mijëra nëna që s’i kanë në vatra fëmijët e tyre, por i kanë përcjellë në rrugët e huaja.

Qindra e mijëra gjyshe që jetojnë në vetminë e thellë, sepse ata që duhet të kujdeseshin janë larguar dhe kanë marrë rrugët e dheut. Përballen me një varfëri ekstreme, të frikshme, i mohon mjekimin, i imponon zhytjen.

Aksident Berisha PD}
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.