Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi pasditen e sotme në takim me sipërmarrësit se ndër ligjet e para që do të bëjë Partia Demokratike me të ardhur në pushtet do të jetë amnistia e bizneseve.
“Nuk ka diskutim që ne nuk mbështesim amnistinë fiskale të premtuat nga qeveria por jemi dakord për amnisti fiskale ndaj bizneseve në vend. E konsiderojmë të domosdoshme dhe ju garantojmë do e bëjmë realitet.
Ju them se pavarësisht nga qëndrimi që mban qeveria, një ligj i dorëzuar nga PD në parlament përbën një detyrim ligjor për t’i qëndruar plotësisht. Do të kundërshtojmë me forcën tonë 23%. Ajo është një taksë shkatërruese për ju dhe për profesionet e lira të cilat janë shtresa e mesme e vendit dhe de facto janë stabilizantët e sistemit. Ne do aplikojmë të drejtën e dy shtetësisë. E aplikon çdo vend që ka kombin jashtë kufijve”, tha Berisha.