Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha mobilizon krerët e degëve: Të shpëtojmë Shqipërinë nga Edi Rama

17:46 / February 2, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha zhvilloi sot një takim me kryetarët e degëve të PD të vendit, me të cilit foli për situatën politike në vend dhe skandalin “McGonigal”.

Kreu i Partisë Demokratike theksoi se opozita do të ngrihet e gjitha në këmbë deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Rama të cilin ne me të drejtë , me fakte e dokumente e kemi shpallur prej kohësh armik të votës dhe qenies sonë, faktohet se nga 2017 deri sot, ky demon pushteti e njeri pa princip, ka punuar fshehtas dhe haptas për shkatërrimin e PD dhe opozitës në vend. Ka mobilizuar fonde, ka blerë e korruptuar për faqen e zezë të tij dhe atyre, individë ndër më të fuqishmit mbi tokë në fushën e sigurisë, siç është rasti i ish-shefit të kundërzbuimit të FBI, McGonigal. Ky akt armiqësor ndaj vendit të madh të lirisë, vendit që udhëheq NATO-n dhe është përgjegjës për sigurinë e botës së lirë, del jashtë çdo lloj imagjinate që të bëhet nga dikush tjetër, veç armiqve të SHBA e NATO. E vërteta është se midis rekrutimit me korrupsion që Rama i bëri McGonigal, përdorimit të tij kundër opozitës, vendosjes së monizmit në Shqipëri. Ajo çka ne si forcë politike pro perëndimore na bie si detyrë, është largimi i menjëhershëm nga pushteti i këtij njeriu që në thikën pas shpine që i futi marrëdhënieve SHBA-Shqipëri, është një barrë e rëndë për çdo shqiptar qenia e tij në pushtet. Barrë morale dhe jo vetëm. Largimi i tij është i domosdoshëm për të distancuar çdo shqiptar nga ky individ që nuk ngurron të kryejë aktet më armiqësore ndaj sigurisë së një vendi të madh që ka bërë më shumë se kushdo për lirinë e shqiptarëve. Prova e demokratëve është provë e madhe, mision përmbushja e të cilit është shpëtimi i Shqipërisë. Çdo dit që Rama qëndron në pushtet është turp për çdo shqiptar.”

Berisha Edi Rama Shqipërinë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.