Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha në Astir: Edvin Balluku dhe Lubi Rama kanë plaçkitur qytetarët sa asnjë pushtim dhe regjim tjetër

20:50 / May 5, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte sot në zonën e Astirit për një takim me demokratët e kësaj zone. Në fjalën e tij Berisha theksoi edhe një herë e qytetarët duhet të çohen në protestën e 8 majit, pasi Rama dhe Balluku kanë plaçkitur dhe vjedhur më shumë se çdo pushtim apo regjim në Shqipëri.

Ai shtoi se rezolutat e partive të djathta në botë, kanë dënuar regjimin e Ramës, teksa foli edhe për raportin e miratuar në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian për Shqipërinë, ku sipas tij Rama akuzohet se mbrojti Ballukun me mandatet në parlament.

Sali Berisha: Në një kohë kur regjimi ngjitej drejt majave të pushtetit, kur opozita zvarritej, në batakun e regjimit, ju qëndruat të pamposhtur. Shënuat rekord në protestën tuaj së bashku me Klevis Balliun për të drejtat që shkelmonte një regjim armiqësor, për të drejtat që shkelmonte një regjim banditesk. Ishin kohëra të vështira. Zëri juaj, bëhej gjithçka që të shuhej. Bëhej gjithçka për një Shqipëri pa opozitë. Ju qëndruat, ju jeni frymëzim i qëndresës qytetare. Meritoni nderimin më të madh nga gjithë qytetarët e Tiranës. U përballët dhëmb për dhëmb me narko diktaturën me Edi Ramën.

E shndërroi në bashkëpunimin më të ngushtë me bandat më vrastare, kartelet e drogës, shkatërrimin e procesit zgjedhor, në plaçkitjen më të madhe të shqiptarëve në histori. Të gjitha pushtimet dhe regjimet të marra së bashku nuk kanë plaçkitur qytetarët e këtij sa ka plaçkitur EDvin Balluku dhe Lubi Rama. Qëndresa juaj, protesta juaj, revolta juaj në periudhën më të vështirë ka qenë shpëtimtare, për opozitën, ishte dhe do jetë për bashkinë dhe për Shqipërinë. Ku është sot hajduti që ju thoshte se kam 1 mln pemë? Pasi kishte vjedhur fondet e 1 mln fidanëve, dilte në tv dhe thoshte kam mbjellur 1 mln pemë. Ku është sot ky hajdut? Atje ku e meriton. Ju qëndruat në betejë të vështirë, të lodhur, por nuk u dorëzuat. Qëndresa në opozitë është mision.

Ndaj dhe ne arritëm km e fundit. Dhe në këtë km padiskutim kemi vështirësi, por arritëm pasi kemi plagosur bishën për vdekje. Pasi kemi damkosur Ramën si kryehajduti i kombit. Pasi i dhamë atij atë ndëshkim, atë damkë nga e cila nuk çlirohet më kurrë. E patë se si 8 rezoluta të të gjitha forca politike të djathtë në botë  damkosën Edi Rama si armik të votës së lirë, si hajdut të papërmbajtur dhe mbështetën PD, si një forcë politike që mbron interesat tuaja, që ka një program shpëtimtar për Shqipërinë.

Miq, po të kthehemi jo shumë larg po dhe dy vite më parë, Edi Rama i cili zëvendësoi vlerat moralin e vlerave dhe ligjeve të drejta me moralin kriminal të familjes së tij, mbahej me lëvdata falë korrupsionit që bënte, shpallej shembull etj. çfarë është sot Rama në sytë e botës? Është një turp qeveritar. Është një njeri i plagosur dhe i pashpresë. Me cilido që bisedoj, në mënyrë absolute, çdo njeri i çdo funksioni në mënyrë të çuditshme në fund të bisedës më thotë zoti Berisha këto gjëra janë gjërat më të pabesueshme që mund të ndodhin. Dhe ne përsistuam. Duke mbrojtur interesat tuaja. Ne e zhveshëm atë lakuriq, siç është faqezi.

Cilido që lexon këtë raportin e votuar në Komitetin e jashtëm të PE gjeni fjalët tuaja, gjeni qëndrimet tuaja, nuk u mposhtët por qëndruat. Në rrjeshtat e para raporti thotë se në Shqipëri institucionet shtetërore në zgjedhje u shkrinë me strukturat e krimit. Ky raport, përmban gjithçka ju keni denoncuar. Dëshmi, dokument i qëndrimeve tona të drejta. Edi Rama akuzohet se mbrojti me mandatet e krimit Lubi Ballukun. Në raport akuzohet për investitorët strategjikë. Denoncohet me forcën më të madhe nisma antishqiptare e Ballkanit të Hapur që shkatërroi bujqësinë e vendit. Vërtet nuk kemi realizuar maksimalen por kauza jonë është bërë kauzë botërore.

Edi Rama është i pashpresë. Ne do e bëjmë këtë km për sakrificën tonë për fëmijët tanë. 8 maji është dita jonë. Më 8 maj në rrugët dhe sheshet e Tiranës do u themi shqiptarëve se zotët e Shqipërisë jemi ne dhe jo banda në pushtet. Në 8 maj do u themi Europës dhe botës se vlerat, të drejtat kanë një avokat të pamposhtur, jemi ne. Edi Rama është një armik i egër i shqiptarëve. Është një e keqe nga më të rrezikshmet. Të gjithë ju falenderoj dhe me datën 8 maj të ngrihemi madhërishëm.

Astir balluku Berisha pushtim Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.