Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha në Bulqizë: Beogradi e ka shtrirë influencën më shumë se kurrë në Shqipëri

14:00 / August 23, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2022 08 23 at 12.31.41 PM 1081x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga inaugurimi i një teqeje në Bulqizë, deklaroi se Beogradi ka influcën më të fortë se kurrë më parë të shtrirë në Shqipëri. Berisha shtoi se Bulqiza është një vend me pasuri të mëdha natyrore, por për shkaka të politikave të ndjekura ata janë kthyer në mallkim për qytetarët.

“Pas largimit të armiqve shekullorë që mbajtën të pushtuar Shqipërinë, një armik tjetër shekullor u shfaq, me të cilin u përballën shqiptarët. Për fat të keq ky armik tjetër, që është Beogradi, e ka shtrirë sot influencën më shumë së kurrë në Shqipëri.

Ndaj dhe ne duhet të bëjmë gjithçka për ta dashur më shumë këtë vend, duhet të bëjmë gjithçka që këta fëmijë, këta të rinj, ta ndërtojnë këtu jetën e tyre sepse pasuritë që ka Bulqiza dhe që ka Peshkopia, mjaftojnë për shumë herë më tepër banorë se sot kanë këto treva. Mundësitë e këtyre zonave janë shumë herë më të mëdha, kanë gjithçka, kanë malet, kanë tokën, kanë ujërat, kanë minierat.

Është pra një trevë shumë e pasur, por si e gjithë Shqipëria edhe kjo braktiset, braktiset, braktiset. Sepse një politikë e caktuar ka bërë që këto pasuri të mos jenë bekim për shqiptarët, por në një farë mënyre dhe mallkim. Ndaj dhe le të na frymëzojë ne sot ky akt, sa hyjnor aq edhe atdhetar për ta dashur më shumë Homeshin, Bulqizën, Dibrën dhe Shqipërinë”.

Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrëzohet helikopteri pranë një zone tregtare në Los Angeles, 3 persona humbin jetën

11:30 / September 16, 2026

Gjyqi në Hagë/ Gjykatësi: Anëtarë të UÇK-së kryen veprime dhe mosveprime që rezultuan në vdekjen e të paktën 96 personave

11:25 / September 16, 2026

CEO i OpenAI pranon rreziqet e inteligjencës artificiale: Bota ka të drejtë të ndiejë frikë nga ajo që mund të ndodhë

10:54 / September 16, 2026

Seanca në Hagë, trupi gjykues: Nuk kishte krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

10:49 / September 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.