Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha në Kuvend: Rama po ndërsyn studentët kundër pedagogëve

14:30 / October 6, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend, tha se mbështet pedagogët. Ai tha se kanë nisur një proces proteste të fuqishme për shkak të keqtrajtimit, nënçmimit që i bëhet atyre me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Berisha theksoi më tej se dënon me forcë përpjekjen e Edi Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve të tyre dhe për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare. Ai kërkoi plotësimin e kërkesave të pedagogëve, për të shkuar në nivelin e pagave që ka sot Kosova.

“Nga kjo platformë dua të shpreh mbështetjen time të fortë për studentët, pedagogët dhe punonjësit e universiteteve të cilët kanë nisur një proces proteste të fuqishme për shkak të keqtrajtimit, nënçmimit që i bëhet atyre me qëllimin e vetëm, shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Dënoj këtu me forcën më të madhe përpjekjen e Ramës për të ndërsyer studentët kundër pedagogëve të tyre. Dënoj përpjekjen e Ramës për t’u tallur me botën akademike universitare shqiptare. Dënoj me ashpërsinë më të madhe qëndrimin që mban ndaj kërkimit shkencor.

Asfiksi që i ka krijuar kësaj fushe jetike për arsimin, për shkencat në Shqipëri. Dënoj mungesën e ndjeshmërisë totale ndaj studentëve. Kërkoj plotësimin e kërkesave të tyre. Çdo student të subvencionohet, asnjë qindarkë më pak për krizën se në Kosovë. 100 euro, çdo pedagogu duhet t’iu rritet rroga të paktën sa është në Kosovë. Pse në Kosovë pedagogu të marrë 1500 euro, në Shqipëri 800-900 euro. Pse Kosova qenka më e pasur se ne? Kërkoj që punonjësit e tjerë të universitetit të kenë trajtimin identik me punonjësit e tjerë në Kosovë. Kërkoj 10-fishimin e fondeve për buxhetin për shkencë. Çdokush që mund ta dëgjojë, mund të çuditet si ka mundësi që kërkon 10-fishimin, sepse është 10 herë më i vogël fondit se në Kosovë. E ka fshirë tërësisht kërkimin shkencor nga axhenda”, deklaroi Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit “lumë” fishekzjarrësh në drejtim të policisë, efektivët i kundërpërgjigjen me gaz lotsjellës

18:31 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

Arrestohet edukatorja e kopshtit në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4‑vjeçar 

13:50 / October 24, 2026

Protestat, Hita inspektime në terren/ Porosi efektivëve: Ruani qetësinë, ndihmoni qytetarët në nevojë dhe veproni sipas ligjit

13:46 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.