Ish-kryeministri, Sali Berisha ishte sot në Shkodër për të prezantuar Bardh Spahinë, si kandidat për zgjedhjet e pjesshme lokale që mbahen në 6 mars. Berisha tha se Edi Rama e shikon veriun e vendit me armiqësi.
Ai i bëri thirrje kandidatit të Partisë Demokratike, Xhemal Bushatit që të bashkohet me kandidatin e tij, që siç thotë ai përfaqëson demokratët.
“Edi Rama ndjek praktikat e vjetra. Etërit e tij i deklaronin zonat e veriut armiqësore dhe ky vazhdon me atë mentalitet. Por ana tjetër pozitive është se Shkodrën nuk e mashtroi dot kurrë ai. le të përpiqet të thotë se erdha kur u hap kisha në një kohë kur treni vinte tre orë më vonë, por fatmirësisht Shkodra ka një të mirë se rrenat nuk ia beson kujt. Këtu në Shkodër ka një kandidat tjetër. kandidati tjetër është një aktivist i PD dhe ne nuk i mohojmë asnjë meritë dhe kontribut. Por unë shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje atij dhe mbështetësve të tij të bashkohen me kandidatin e opozitës së vërtetë. Lulzim Bashën nuk e braktisi Shkodra dhe Shqipëria pa arsye. Ju i shikoni poll-et se ku ka rënë. Po të bëhen me anëtarësinë nuk del gjëkundi. Thirrja ime është për zotin Bushati të mos pranojë të përfaqësojë një njeri që përfaqëson një peng. E fton zotin Bushati dhe të gjithë dmeokratët që të bashkohen, të ulen dhe të diskutojnë me Bardh Spahinë”, tha Berisha.
