Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha nga njësia 9 në Tiranë: Me Ramën s’ka zgjedhje, arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive opozitare! Mogherini do vinte nesër në Tiranë

20:19 / December 2, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saliu Screenshot 2025 12 02 200728
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin e organizuar në Njësinë nr. 9 në Tiranë, vijoi me retorikën se me kryeministrin Edi Rama s’mund të ketë zgjedhje.

Ai u shpreh se vendi ndodhet përballë një regjimi që ka shkretuar Shqipërinë si asnjë pushtim tjetër. Berisha tha se për të marrë pushtetin, u arrestuan në vit elektoral edhe dy liderët e dy partive opozitare.

“Edi Rama i grabiti zgjedhjet. Imagjinoni për një moment, do flas vetëm gjërat kryesore të raportit, jo ato tonat, fare. Organizoi, thotë raportoi ndërkombëtar, në periudhën e ndaluar e ligj, 4533 aktivitete. Të gjitha për të ndikuar votën e qytetarëve. Vetëm e vetëm se si ta bësh më të mirë, t’i bësh makijazh qeverisë dhe vetes. Kombëtare dhe ndërkombëtare. E ndaluar me ligj. Shkeli ligjin kombëtar dhe ndërkombëtar 4533 herë. Dy gjëra besoj se i mbani mend nga unë dhe duhet t’i mbani. Në mënyrën më të përsëritur u kam deklaruar se me Edi Ramën nuk ka zgjedhje. E kam thënë këtë me qindra herë.

E kam thënë këtë sepse kam kuptuar ai, i inkriminuar rëndë, nuk lë ligj pa thyer, nuk lë akt pa kryer në mënyrë që të marrë zgjedhjet, të mos dorëzojë pushtetin. Jo. Ai pikërisht për këto arrestoi në vit elektoral liderët e dy partive kryesore opozitare dhe të tretin e vuri në ndjekje penale. Kryetarët e partive opozitare nuk kanë asnjë imunitet, por kur i arreston ata në vitin elektoral, si persona nën hetim pa asnjë akuzë, ti i arreston ata si kundërshtarë politikë për të dekapituar opozitën dhe për të fituar zgjedhjet. Kur tre liderët e partive kryesore i vë në proces, njërin në arrest shtëpie, tjetrin në burg, të tretin në proces penal, që të tre absolutisht pa asnjë fakt penal“, tha ai.

Berisha komentoi edhe arrestimin rektores së Kolegjit të Evropës, Federica Mogherini, e cila sipas tij do të vinte nesër në Tiranë.

“Problemi është se ne vinim nga një sistem diktatorial, kaluam në një sistem demokratik dhe kjo ndodhte para syve tanë pa e kuptuar se çfarë po ndodh. Mediat u vunë të gjitha në kontroll, 90 përqind thonë raportet ndërkombëtare, nën kontrollin e qeverisë. Kjo do të thotë helmim mediatik ditë e natë për qytetarët. Helmim në kuptimin e mashtrimit, manipulimit, fshehjes së të vërtetave dhe servirjes së gënjeshtrave nga mëngjesi gjer në darkë.

Kjo do të thotë para e pafundme për të korruptuar cilindo. Cilido nuk është i korruptueshëm, por për të korruptuar sa më shumë brenda dhe jashtë vendit njerëz. Kjo është e vërteta. Ajo zonja që u arrestua dhe unë e përgëzoj, ajo nesër do ishte në Tiranë. Edi Rama i kishte bërë programin që t’i merrte deklarata asaj, por për fat të mirë Eurojust ia dha deklaratat asaj që i meritonte“, tha Berisha.

arrestoi Berisha njesia 9 opozitare zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Shkupi flet shqip/ Më 13 dhjetor protestë për ish-krerët e UÇK-së

22:29 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.