Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha ngre shqetësimin: Çmimet e apartamenteve këtu janë më të larta se në Belgjikë

19:53 / April 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një takimi me qytetarët në Devoll, teksa prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për këtë bashki, Elvis Hajdërlli, ish-kryeministri Sali Berisha ngriti shqetësimin e rritjes së çmimeve të apartamenteve, për të cilat tha se është pasojë e abuzimeve të qeverisë.

“Po vija nga Maliqi që kryetari i kishte premtuar qytetarëve trenin elektrik te pylli i fazanëve. Sepse kur humbet lidhjet me qytetarët dhe respektin për ta, je në gjendje të bësh gjithçka dhe të mos pyesësh për asgjë. Të njëjtën gjë bën edhe kryebashkiaku i Tiranës që thotë mbolla pemën e 1 milionët. E thashë këtë për të treguar se çfarë speciesh janë këta rilindasit që vijnë nga bodrumet. Rama mos luaj me dritat, se sot ka një dritë që po ndriçon çdo zemër të shqiptarëve.

Po dridhesh atje ku je. Ne sjellim këtu një njeri që me dashurinë, me respektin dhe me përulësinë para jush do të jetë një drejtues i vendosur i bashkisë tuaj. Çdo vend në Shqipëri është i bekuar. Por vendi i mbiprodhimit është vetëm Devolli më shumë se gjithë të tjerët. Devolli është treva e punëtorëve dhe fermerëve të shkëlqyer. E potencialeve të jashtëzakonshme. Devollitë janë zotërit më të mirë të tokave dhe trojeve të tyre.

Qeveritarët me vjedhjet e tyre të pakufijshme, bëjnë që çmimet e apartamenteve të jenë më të larta në Shqipëri se në Belgjikë. Një apartament në Tiranë është 30 % më shtrenjtë se në Bruksel. Sekti i “Rilindjes” s’kanë mendje tjetërkund vetëm se të pasurohen vetë. Rama i jep baxhanakut 100 tendera miliona euro. I jep thjeshtrës dhjetëra tendera. Po Olsi se mos e zbardhi klubin Partizani? Këta mendojnë vetëm për vete. Janë një sekt që si shushunja po vjedhin pasuritë tuaja.

Ata kanë një sistem fiskal kundër qytetarëve. Kanë një subvencionim 6 herë më të ulët se Kosova dhe 8 herë më të ulët se Maqedonia. Mbeten prodhimet e Devollit në fushë. Këta qeveritarë nuk kanë interes tjetër veç pasurimit të tyre. Është kohë të ulemi me çdo socialist e të diskutojmë, çfarë ndodhi këto vite. Pse po ikim. Pse kanë ikur 35 %. Sepse rrogat kanë rënë në mënyrë të tmerrshme. Sepse për shkak të bordeve komuniste të çmimeve, çdo qytetar ka shpenzuar më shumë 430 mijë lekë. Tani çfarë bën Rama, i demaskuar thotë do rrisim rrogat.

Edhe deklaron se ja bëra rrogën 4 milionë e 600 mijë presidentit të Republikës. Ai tallet me ju. Nxjerr 3 punonjës të Kryeministrisë e thotë ua bëra rrogat aq e kaq. Po ç’punë keni ju me rrogat e tyre? Juve ju duhen rrogat tuaja. Tani ka kap lopatën, të cilën e përçmon, sepse ai e përçmon njeriun e punës. Sepse po të kishte respekt nuk i katandiste në këtë gjendje. I thoni të heqë lopatën dhe të sjellë kandidatin këtu, të përballen. Por kanë frikë, se i del kunati, del me dy rroga.”

bashke fitojme Elvis Hajdërlli Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026

Zvërneci/ Rama: SPAK hetim të pavarur dhe profesional për origjinën e pronës

12:53 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.