Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha kritikoi kryeparlamentaren Lindita Nikollën për mënyrën e menaxhimit të seancës plenare, duke i dhënë fjalën kryeministrit Edi Rama sa herë që e kërkonte për replikë.
“Je kryetare e parlamentit apo sekretare e Edi Ramës? Nëse je kryetare parlamenti duhet të ruash rregulloren e drejtë për deputetët. Ti për Edi Ramën nuk njeh rregullore dhe ligj për deputetët përdor standart tjetër. A e kupton se prish klimën parlamentare në mënyrë thelbësore në këtë mënyrë? Nëse e drejta e replikës nuk merret për së dyti dhe për së treti. Ai 100 herë po ia dhe fjalën, ai po aq herë hajdut del!”-tha Berisha.