Kryeministri Rama u prononcua sonte në lidhje me shpalljen “non grata” të ish liderit të PD-së Sali Berisha.

Ylli Rakipi: Tani na trego njëherë, me kë je ti aty? E ke kapur Bashën? Sepse thonë që në janar do ketë qeveri me Bashën?

Edi Rama: Jo, jo.

Armand Shkullaku: Zanafilla është ajo që ka ndodhur në vitin 2017 dhe zoti Rama ma ka premtuar ekskluzivitetin, por kur të mos jetë në politikë.

Po kjo është si arkivat në Amerikë, ç’i duam ne ata, ky të thotë ndonjë gjë tani ore.

Armand Shkullaku: Përçarja në PD ka shkuar thellë dhe do ndihet në PD. Kjo nuk është një dhuratë, siç thonë të tjerët që paç fatin e Edi Ramës dhe ka lindur me këmishë. Unë mendoj se është punë e Ramës, ka një ndikim.

Ylli Rakipi: Ka dorë thua ti, direkt.

Armand Shkullaku: Unë thashë ka ndikim, jo ka dorë, sepse vendimi për Berishën është marrë nga DASH. Kështu që pyetjen se me kë është Rama e shtron gabim, Rama është me sherrin në PD. Pastaj se kë preferon….mendoj se Rama ka një problem në lidhje me atë që po artikulon Berisha, si vota në anëtarësi, gjëra që Basha e Rama i kanë zhdukur.

Ylli Rakipi: Kjo nuk duket tani, duket kur të mos jetë ky.

Armand Shkullaku: Berisha në aspektin formal të atyre që thotë, duket më i ri se ju.

Edi Rama: Qartë, qartë. Të them dhe unë të miat apo jo se ju u futët në zonën profesionale.

Armand Shkullaku: Ky ishte një koment në fakt.

Edi Rama: Aty je në fushën tënde. Se me kë jam unë aty, unë s;jam me asnjërin, janë të ndryshëm, por në thelb janë e nëjta gjë, nuk dallojnë nga njëri-tjetri. Këtë historinë e Saliut nuk dua ta komentoj, është më e rëndë se ç’duket. Që një njeri që ka pasur në 30 vjet gjithë çfarë mund të ketë një person të shpallet non-grata nga një vend që është strategjik me Shqipërinë, nuk është non-grata në një vend që ka relata të dyshimta me SHBA-në. Relativizimi që i bëhet këtij fakti, si produkt konspiracionesh, është shumë e rëndë për Shqipërinë. Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gur në qafën e një njeriu, ndaj s;kam dashur ta komentoj, sepse një karrierë politike e një njeriu që unë nuk ka pasur apo ushqyer ndonjë…të përfundojë me një gur në qafë. Dhe nga qafa e një njeriu të kthehet në qafën e një vendi, është çfarë të të them…humori i universit që ia kthen mbrapsht. Pastaj se çfarë ndodh brenda nuk e di, një aset i politikës shqiptare është në shkatërrim e sipër.

Ylli Rakipi: Sali Berisha.

Edi Rama: Jo, jo, Partia Demokratike.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here