Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha “non grata” në Angli/ Paloka: Mos u habisni kur edhe dy shtete të tjera të vendosin sanksione

18:26 / July 23, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
edi paloka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka ka komentuar shpalljen “non grata” të Sali Berishës nga Britania e Madhe.

Sipas tij, ky vendim nuk ndryshon asgjë për pozicionin politik të Berishës, kurse për PD-në është një rëndesë.

Gjatë një interviste për emisionin “Kjo Javë”, ai deklaroi se nuk do të jetë çudi kur ndonjë ditë të dalë edhe Kanadaja dhe Zelanda e Re për të vendosur të njëjtat sanksione, dhe për këtë Paloka i referohet një marrëveshje që këto shtete kanë ndërmarrë me njëra-tjetrën.

“Berisha i bëri komentet e veta dhe për mua nuk ka asnjë ndryshim deri dje. Jemi në të njëjtat pozita. Ka një marrëveshje mes SHBA-së, Britanisë, Kanadasë, Suedisë dhe Zelandës së Re mos gaboj që për akte të tilla, kanë një marrëveshje që ndërmarrin të njëjtat akte. Mos të na duhet habi kur nesër të dalë Kanadaja, apo Zelanda e Re. Do t’i duhet të mos shkojë edhe në Britani tani kjo është rëndesë, por për pozicion politik nuk ndryshon asgjë…Them të njëjtën gjë kur u shpall non-grata nga SHBA. Shqiptarët e kanë dhënë vendimin e tyre lidhur me këtë çështje. E dhanë në 11 dhjetor, në 6 mars dhe 7 korrik. Brenda Shqipërisë nuk ndryshon asgjë. Sa i përket Ramës dhe qeverisë, Ramën e kemi dëgjuar që ta deklarojë haptazi që opozita të shkrihet. E ka thënë; kjo opozitë duhet ë ishte shkrirë me kohë. janë duke i dhënë një dorë dhe këto akte. S’ka ndryshuar asgjë. E kam pasur bindje apo 9 shtatorit që akti që u ndërmor për Berishën, është i sponsorizuar, i lobuar, nga njerëz që mbajnë në pushtet Edi Ramën, si Sorosi. Ambasadorja psh, amerikane, se thonë si po sulmoni ju ambasadoren. Ajo nuk doli kundër PD pasi u shpall non-grata Berisha. ajo ka qenë në krah të qeverisë dhe pro Ramës. Ua kam thënë zotit Basha; ‘vëri fre, vëri kufij ambasadores së SHBA-ve. Vendosi kufirin’. S’mund të ndërhyjë ambasadorja në kufijtë e brendshëm të një partie. Ore duam që të kemi kryetarin non-grata, kush je ti që ndërhyn. Po e kaloj në cinizëm tani. Kush je ti? E dimë se është çështjes e DASH. Edhe ta njoftosh ndoshta se ke detyrim. Kush je ti që i thua grupit parlamentar të PD që mos e zgjidhni, përkushtoheni Sali Berishën. Edhe pasi i kaloi kjo ambasadore limitet, njerëzit e treguan veten. Nuk them se është një gjë normale. Ndoshta na del Zelanda e Re, apo Kanadaja që e shpallin non-grata”.

edi paloka non grata Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026

“Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët”/ Zvërneci, Rama: Nuk bisedoj me asnjë që është kurdisur

13:06 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.