Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Taulant Balla është zëri i parë nga ana e maxhorancës që ka reaguar lidhur me vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Për Ballën kjo është një ditë e bukur për demokracinë shqiptare.
POSTIMI I BALLES
PËRSHËNDES VENDIMIN E SHTETEVE TË BASHKURA TË AMERIKËS🇦🇱🤝🇺🇸 NDAJ SALI BERISHËS:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken
It is a beatiful day for the Albanian Democracy
