Aleksandër Arvizu, i cili përfaqësoi SHBA si ambasador në Shqipëri në vitet 2010-2014, ka komentuar eksluzivisht për MCN vendimin e DASH për t’i ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara, ish kryeministrit Sali Berisha.
Ish kryedipliomati, shmangu një përgjigje të gjatë për vendimin e shpallur nga sekretari amerikan i shtetit, Antoni Blinken, duke e etiketuar shkurtimisht si një bombë.
“Vendimi ishte një bombë për politikën shqiptare”, është shprehur ai.
Aleksandër Arvizu, shërbeu si ambasador i SHBA në Shqipëri në një moment jo të lehtë për vendin, pikërisht në 21 janarin e 2011, kur gjatë protestës së opozitës, mbetën të vrarë 4 protestues.
Asokohe Arvizu e cilësoi ish kryeministrin Sali Berisha si burrë shteti, deklaratë për të cilin më vonë kryediplomati tha se e kishte bere, pasi Berisha ishte terhequr nga ideja e organizimit të një antimitingu. Raportet e tij me ish kryeminsitrin ishin te ftohta deri ne diten e largimit te tij nga Shqipëria, kohë kur Sali Berisha tha se Aleksander Arvizu po ikte si një mik i Edi Ramës.
