Kandidati për kreun e PD, Agron Shehaj ka folur lidhur me vendimin e DASH për shpalljen, ish-kryeministrit Sali Berisha “non grata”. I ftuar në emisionin “Opinion” Shehaj tha se nuk dëshiron të komentojë një vendim politik të SHBA, teksa shtoi se nuk ka prova për akuzat ndaj Berishës.

Kandidati për kreun e selisë blu pohoi se nëse merr drejtimin e PD, Berisha do të jetë pjesë e grupit parlamentar të kësaj force politike. 

“Kam shprehur vlerësimin historik të PD që ka një kontribut të pamohueshëm për orientimin e Shqipërisë drejt perëndimit. Nuk kam dashur të komentoj vendimin e DASH se ne nuk kemi as fakte është thjesht një deklaratë politike. Nuk kam thënë që nuk kam asnjë koment, por nuk kam dashur ta komentoj. Nuk e shikoj të arsyeshme të komentoj një vendim politik të SHBA. Unë mendoj që për ne është e rëndësishme të mendojmë për PD dhe për të fituar në zgjedhje”, tha Shehaj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here