Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha “non grata”, reagon Yuri Kim: Askush nuk është mbi ligjin

11:10 / May 21, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Palmer Yuri Kim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka reaguar lidhur me shpalljen “non grata” të ish kryeministrit Sali Berisha nga DASH.

Ajo tha se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund. “Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar përveç asaj që ka thënë sekretari i shtetit. Mesazhi është ky: Shqipëria po ndryshon, është anëtare e NATO-s, Shqipëria do të jetë anëtare e BE. Shqipëria është një aleate dhe mike e SHBA. Shteti ligjor duhet të prevalojë, duhet të jetë një vend i pasur. Për të arritur aty, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Kështu që ditët e pandëshkueshmërisë duhet të marrin fund. Ky nuk është një projekt i SHBA, apo i juaji, po një projekt që së bashku mund ta bëjmë”, u shpreh Kim.

Këto deklarata ajo i bëri në Pashaliman, ku po ndjek “Defender 21”, stërvitjen nga deti. “Me mijëra trupa nga SHBA po dhe aleatë të tjerë të NATO-s do të thotë një rritje domethënëse në aftësitë tona për të bashkëpunuar së bashku. Këtë javë kemi vizituar Bizën për të parë operacionet e uljes ajrore. Sot në Pashaliman për të parë operacionet detare. Stërvitja më e madhe në Ballkanin Perëndimor. Do të shihja më shumë mundësi zhvillimi ekonomik të vendit sepse është një vend i shkëlqyer. Kjo është diçka që duhet të punojmë së bashku, sepse unë kam pjesën time por dhe ju keni rolin tuaj”, tha më tej ambasadorja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.