Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha ‘non grata’, reagon Zylfije Haklaj: Besëpremë! Nxite gjakmarrjen, solle vëllavrasjen mes shqiptarëve, furnizove tanket e serbit me naftë

22:17 / May 20, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
zylfie 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zylfie Haklaj, një akuzuese e fortë e Sali Berishës, duke e bërë përgjegjës për vrasjen e vëllezërve të saj, ka reaguar menjëherë pasi ish-kryeministri tha se do të padiste në një gjykatë në Paris, sekretarin amerikan të shtetit, zotin Blinken.

Motra e Haklajve, ka akuzuar Sali Berishën, se ai është faktori kryesor i vëllavrasjes mes shqiptarëve dhe gjatë luftës së Kosovës, ai ka furnizuar tanket e Serbisë me naftë kundër kosovarëve.

Reagimi i plotë nga Suedia i Zylfie Haklajt:

A ka dinjitet Remzi Hoxha dhe familja e tij? Që as varri nuk i dihet!

A kanë dinjitet katër protestuesit dhe familjet e tyre që u vranë më 21 janar 2011 para Kryeministrisë?

A kanë dinjitet 26 viktimat e Gërdecit dhe familjet e tyre?

A kanë dinjitet të gjitha ato familje në Tropojë dhe në të gjithë Shqipërinë që i nxit për vëllavrasje?

Sali Berisha të ka nxanë besa dhe besimi që të ka bërë popullit shqiptar. Duke mos përmendur përfitimet tuaja materiale, që para jetëve të vëllezërve dhe motrave janë vetëm thërrime, shtëpitë tuaja në Gjirin Lalzit, Farkë e gjetkë, dhe tani sëfundmi me avokat ndërkombëtar! Kë shpërdoruar besimin, jetët dhe djersën e popullit.

Në vitet 1990 ju hoqe shqiptarëve, që ti, do t’ju sillje ndryshimin dhe të besuan, ti i preve në besë dhe besëpremi herët a vonë e paguan.

Jo vetëm që nuk e solle ndryshimin e premtuar por e shkatërrove Shqipërinë dhe shqiptarët e dalë nga një diktaturë e egër dhe gjakatare, ti si një ishkomunist spiun e dërgove në skëterrë Shqipërinë, e bëre atë që asnjë regjim sado gjakatarë i mëparshëm nuk e ka bërë. Nxite gjakmarrjen dhe vëllavrasjen, përcave Shqipërinë dhe shqiptarët, nxite luftë civile Jug – Veri si askush më parë. Furnizove tanket e serbit me naftë në një kohë që bota e civilisuar ju kishte bërë embargo, ti furnizoje me naftë tanket serbe kundër shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe tani thua kam mbrojtur kufinjtë shqiptarë! Kur vriteshin dhe priteshin vëllezërit tanë të Kosovës në tokat shqiptare ti heshtje dhe e bëje të paditurin, ti nuk dije gjë për Remzi Hoxhën, ti nuk e njihje Ilir Konushefcin dhe Ahmet Krasniqin ti nuk e njihje Adem Jasharin dhe Zahir Pajzitin që arrestoheshin në tokën amtare.

Sali Berisha kë shpërdoruar besimin e popullit, të ka nxënë besimi i tyre.

Për ty ky është vetëm fillimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dokumentacionet e pronësisë në Palasë, Kadastra paralajmëron: Nga nesër nis kontrolli derë më derë

19:16 / September 8, 2026

U propozua nga Grupi i PS-së, zgjidhet nënkryetarja e re e Kuvendit që do të zëvendësojë Klodiana Spahiun

18:19 / September 8, 2026

Blushi: Të shkrihet Parlamenti, nuk përfaqëson interesat e shqiptarëve

17:55 / September 8, 2026

Pas funeralit të Mlladiçit, Bosnja dëbon 2 diplomatë serbë! Ministri i jashtëm: Kanë 48 orë të largohen, me këtë Serbi s’ka marrëdhënie të fqinjësisë së mirë

17:20 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.