Ish-kryeministri Sali Berisha i ka dhënë nje mesazh kryeministrit Rama që ai të largohet. “Qytetarët,- tha Berisha do t’i bëjnë gjyqin politik që ta mbajë mend gjithë Evropa”.
Berisha: Kam një mesazh për mostrën që këta burra e kanë shpallur sot mostra.
“Kryengritësit guximtar me qindra mijëra si asnjëherë në histori, realizuan protestën më të fuqishme që ka realizuar vendi. Me këtë rast, dua t’i them monstrës, Edvin Kristaq Xhelati, mos mendo për një të mijtën e sekondës se mund t’ua rrëmbesh këtyre burrave dhe grave pluralizmin. Kur të rrëmbesh jetët e tyre, mund tua rrëmbesh pluralizmin. Po rikthehet në origjinën e etërve të tyre xhelatë. Lexo mesazhin e tyre. Protesta e tyre është për liri.
Ti vejë gishtin kokës sepse durimi ka një kufi edhe 300 pashë nën tokë të futet do ta krehin, do t’iu bëjnë një gjyq publik ta mbajë mend gjithë Evropa nëse vazhdon me idenë për të rrëmbyer pluralizmin politik”, tha Berisha për mediat.
Nuk ka forcë në botë që ti mposhtë qytetarët.
Berisha: Kryetari i opozitës ka dhënë përgjigjen më të ndershme dhe më të drejtë dhe unë e mbështes përgjigjen e tij.