Kreu i PD Sali Berisha do të paraqitet sot në SPAK, pas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm për vendosjen nën masën e sigurisë “Detyrim Paraqitjeje”, vendim të cilin ka deklaruar se do ta zbatojë, në ndryshim nga hera e fundit që e çoi edhe drejt masës” Arrest në shtëpi”.
Ndërkohë, forca të shtuara policore janë vendosur përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme, për shkak të protestës së paralajmëruar nga demokratët.
Një kordon policor është vendosur para SPAK, ndërkohë që ka nisur edhe mbledhja e demokratëve të parë.
Sipas vendimit të gjyqtarit Engert Pëllumbi, Berisha duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të muajit.
Pavarësisht se kryedemokrati ka thënë se do të paraqitet në SPAK, vendimin e dhënë nga Apeli i GJKKO-së e konsideron antikushtetues e politik dhe shprehet se do e dërgojë në Strasburg.
“Vendimin do ta respektoj, sepse çështjen tani, siç dihet, është në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Këtë rast do ta çojmë atje t’i shtohet dosjes”.