Sali Berisha ka lexuar jashtë Parlamentit disa pjesë përgjimesh, pa specifikuar se për çfarë dosje bëhet fjalë. Ai lexoi mesazhet që janë shkëmbyer mes kryeministrit Edi Rama dhe eksponentëve të krimit.
”Partnerët kanë 1 milion faqe përgjime, me numra dosjesh nuk i kam. E kemi një edhe për Ramën. Mesazhi që i dërgon në 2005-ën numrit 1 të krimit të organizuar. Dëgjo këtu, pyll nxjerr pasqyra. Zbërtheni kodin, në qytet nxjerr pasqyra, në det nxjerr pasqyra. Ku e di ai që e mban në dorë?! S’o e lehtë, ka përdorur dialekt.
Në këtë material që në vitin 2005, ekziston edhe Veliaj. Kjo shkresë ekziston në Prokurori. Prandaj kërcen Edi nga sevdaja këto ditë! Halle halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngjan. Sot në sytë e botës, Rama është një kukull mjerane e Soros”, deklaroi Berisha.