Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha për Bashën: Do t’i vija një kryq të kuq

13:34 / December 12, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 4906
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Partia Demokratike festoi të enjten 35-vjetorin e themelimit të saj. Për këtë rast ishte organizuar një aktivitet ku ndër të tjera u shfaq një video për historikun e partisë. Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet se pse në atë regjistrim ishte retushuar figura e Lulzim Bashës, i cili ka mbajtur drejtimin e partisë për tetë vite.

Berisha tha gjatë konferencës me gazetarës se nëse do ta kishte bërë vetë atë video do ta kishte vendosur Bashën me një kryq të kuq për arsye se dëmtoi opozitën shqiptare.

“Së pari të siguroj që po ta kisha bërë unë atë klip do ta kisha bërë ndryshe. Por po të kisha bënë Lulzim Bashën do t’i vija një kryq të kuq sepse Lulzim Basha e dëmtoi opozitën shqiptare. Nuk them se nuk mund të mos ishte, por do ishte me atë që meritonte”, tha Berisha.

Një tjetër emër që nuk ishte i pranishëm në festën e demokratëve ishte Ervin Salianji, i cili zgjodhi të zhvillonte një foltore në Gjirokastër.  

“Nuk e ka ndjerë, për të qenë aty duhet të ndjesh përvjetorin”, tha Berisha.

Ndër të tjera ai komentoi edhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit, duke akuzuar mazhorancën se goditi procesin e zgjedhjes së tij.  

“Grabiti opozitën që donte në kundërshtim duke i futur një thikë të madhe një procesi shumë delikat, shumë të vështirë, por që dëshmon se Edi Rama është i gatshëm të shkelmojë çdo gjë”, tha Berisha.

deklarata kreu i PD Lulzim Basha Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Ministri i Jashtëm: Shqipëria po kontribuon në sigurinë e Evropës, gati për një rol të ri në adresimin e sfidave të përbashkëta

09:17 / September 1, 2026

“Do ta bëjmë realitet shkollë pas shkolle”, Rama: Kemi në Tiranë 20 shkollat e para të pajisura me kamera inteligjente

14:23 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.