Sali Berisha deklaroi se Këshillimi Kombëtar i ngritur nga qeveria shqiptare është agjenci mashtrimi dhe se INSTAT është angazhuar në mbledhjen e statistikave pa marrë miratim nga parlamenti.
Për këtë arsye Berisha tha se EIROSTAT mund të mbajë qendrim të dëmshëm kundrejt vendit tonë.“Është gjëja më qesharake që ka ndodhur. Agjencia e Këshillimit në mënyrë të kundraligjshme dhe shkatërruese ka angazhuat pa autorizim të paralmentit INSTAT.
INSTAT është institucion që varet direkt nga parlamenti. INSTAT ka përdorur statistika të një agjencie që nuk ka tagër për prodhim statistikash. Këshillimi kombëtar është agjenci e mashtrimit kombëtar të plotësuar në zyrat e PS, shprehin falcifitet. INSTAT, është partner i mirëbesimit të EUROSTAT. Ka shumë mundësi që EUROSTAT të mbajë veprime të dëmshme për Shqipërinë“, tha Berisha.