Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha për Metën dhe Salianjin: I kallin tmerrin Ramës nga burgjet e diktaturës

19:35 / November 4, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1730744748xwhatsapp image 2024 11 04 at 192030 706
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha këtë mbrëmje e nisi fjalimin e përnatshëm për mbështetësit e tij me një përshëndetje për Ilir Metën dhe Ervin Salianjin, për të cilët tha se i kallin tmerrin Ramës nga burgjet e diktaturës.

“Një përshëndetje z. Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në qelitë e diktaturës. Një përshëndetje, nënkryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Ervin Salianji që qëndrojnë si luftëtarë të pamposhtur dhe i kallin tmerrin nga burgjet e diktaturës narkodiktatorit, Edi Rama.

Në çdolloj pamje që të shqyrtosh regjimin e Edi Ramës, ai del mashtruesi më i madh në histori, del hajduti më i madh në histori. Këto ditë ai kalon në studio televizive para kamerave dhe rreh gjoksin se, këto 11 vite prodhimi i brendshëm i Shqipërisë u dyfishua, dhe po kështu rritja ekonomike dhe buxheti.

Të dashur miq, për ju dhe të gjithë shqiptarët detyrohem të bëj disa krahasime. Jo, aspak, për të evokuar këtu një kohë të 11-12 viteve më parë. Por po bëj këto krahasime sot këtu, për të faktuar këtu, për t’ju provuar këtu me shifrat e tij, se çdo të thotë të jesh hajduti më i madh i kombit shqiptar në kohëra”, tha Berisha.

Berisha Meta Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat e dhunshme, Rama publikon videon e ‘studentëve’ në oborrin e PD: Në Universitetin e Dhunës

20:33 / October 24, 2026

“Ja edhe mëma e dhunës”/ Rama: PD pasi shkatërroi me maskat e “studentëve”, doli sot për të drejtën e autorit të terrorit urban

15:11 / October 24, 2026

FOTO-LAJM: Protesta “studentore” me Flamur Nokën në krye

13:38 / October 24, 2026

“Së shpejti masa për barazinë sociale”/ Rama: Gati t’i dëgjojmë, por gati edhe kundër dhunës

12:51 / October 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.