Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas samitit të Evropës Juglindore të mbajtur në Greqi, duke kritikuar sjelljen “pa kripë”, siç e quan ai, të Edi Ramës.
Lideri historik i të djathtës shkruan se Kryeministri, si në gjithë samitet ndërkombëtare, edhe te ky i fundit është sjellë si karagjoz dhe i lajthitur.
Ai gjithashtu shkruan se Partia Demokratike do të rikthejë përfaqësimin dinjitoz në samitet ndërkombëtare.
Postimi:
Rama hokatari pa kripe i takimeve te nivelit me te larte!
Te dashur miq, pas skandaleve protokollare ne takimet e nivelit me te larte, paraqitjes se tij me atlete, çitjane etj, per te cilat përjashtohej nga fotot familjare te samiteve siç ndodhi ne Mal te zi ne samitin rajonal me zevendes presidentin e SHBA, Pence apo spotet tallese ndaj tij nga rrjetet televizive me te madha te botes si BBC, Edi Rama vazhdon te sillet ne keto samite si karagjoz i rrjedhur dhe pakorrigjueshem.
Keshtu ai si nje hokatar i dale boje ne samitin e fundit te Europes Juglindore ne momentin kur kancelari Scholz i jep doren kryeministrit te Maqedonise se Veriut, Rama nderhyn dhe sikur te ishte Tak Ngjela i paraqet Kancelarit kryeministrin Kovaçevski duke shtuar: nga Bullgaria perendimore. Kjo deklarate pa mend e nje njeriu qe eshte bere gaz i takimeve nderkombetare ka krijuar perplasje serioze ne Shkup midis qeverise dhe opozites dhe u be nje lajme negativ per samitin e udheheqesve te vendeve te Europes Juglindore qe u mbajt ne Selanik.
Duke denuar kete sjellje te denje per tipa karagjoz e te lajthitur, garantoj shqiptaret se Partia Demokratike do ti riktheje perfaqesimit te tyre dinjitetin e munguar keto vite qe ata meritojne.