Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se është shpallur non-grata si dhe po akuzohet nga drejësia, për shkak se refuzoi një Pazar me kryeministrin Edi Rama.
Berisha tha se në vitin 2021, Lulzim Basha i kishte çuar atij propozimin që të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Berisha tha se e refuzoi këtë propozim. “Nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin në burg”, tha ndër të tjera Berisha, gjatë fjalës pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar.
“Edi Rama qeverisjen e kishte mbyllur me Lulzim pengun. Dërgoi njerëz për bashkëqeverisje. Nëse unë do kisha pranuar pazarin me Edi Ramën, nuk do isha non-grata, nuk do kisha dhëndrin në bug. Ky pazar me Edi Ramën do ishte thikë pas shpine për pluralizmin. S’mund ta bëja unë një kompromis të tillë, pasi refuzova kategorikisht, Edi Rama shtiu plumbin”, u shpreh Berisha.
