Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha: Po vriten njerëz të pafajshëm në rrugë, bandat kanë licensë vrasje nga Rama

19:01 / April 1, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berishaaa 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë një takimi në Bulqizë për të prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Dëfrim Fiku, Berisha u shpreh se ditë për ditë po vriten njerëz të pafajshëm në rrugë, e për këtë fajësoi qeverinë. Po ashtu, ish-kryeministri u shpreh se qeveria Rama po largon çdo ditë shqiptarët nga vendi i tyre. 

“Ç’po ndodh me ne atëherë? Në qoftë se shtroni këtë pyetje edhe duhet ta shtroni, unë them se shkaku më madhor është monizmi. Monizmin e parë e përjetuam, shumë nga ne e kemi të freskët. Në monizmin e parë, në u katandisëm në njerëzit e tretë më të varfër të planetit dhe kur dolëm prej tij, ne ishim në kufijtë e ekzistencës. Pas 32 vitesh, përsëri ne jemi në monizëm, në kuptimin se të gjitha pushtetet i kontrollon një njeri. Edi Rama kontrollon sot 10% më shumë se Ramiz Aliaj në 1991, pushtetet. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë se për ju nuk ka të drejta, se për qytetarët shqiptarë nuk ekziston e drejta. Kjo do të thotë se për ju nuk ka gjykata që të ju garantojnë të drejtat. Kjo do të thotë se urdhri arbitrar bën ligjin në këtë vend. Kjo do të thotë pasiguri e plotë për ju, për shqiptarët. Çdo javë dhe ndonjëherë çdo ditë vriten njerëz të pafajshëm në batare automatiku. Në qytete shëtisin të lirë skuadra pushkatimi, ekzekutimi që merren me qira nga bandat. Kreu i ekzekutivit deklaron se; rendi është sot më i sigurtë se kurrë, në një kohë kur sot, vriten si kurrë ndonjëherë më parë. Në një kohë kur sot për herë të parë, bandat nga Edi Rama kanë licencë vrasje.”

bulqize Rama Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën/ Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE

08:22 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.