Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha pretendon se dhëndri i tij, Malltezi është i burgosuri politik i Ramës: Ka denoncuar qindra herë aferat e qeverisë

13:08 / November 15, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berishs
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha pretendon se dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është i burgosuri politik i kryeministrit Edi Rama, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat, Berisha tha se Malltezi ka denoncuar me qindra herë aferat e qeverisë ”Rama 3”.

”Edi Rama mbrëmë në një monolog me mediat e Bolinos, dëshmoi qartë se ai personalisht është prapa aktit hakmarrës primitiv, të vendosjes antikushtetuese të masave të sigurisë ndaj meje dhe burgosjes politike të Jamarabër Malltezit, vetëm e vetëm pse ai në emër të interesit politik, ka denoncuar ndër të parët, ndërtimin e sarajeve të tij në Surrel, me gjatësi themeli 57 metra të gjata, ndërkohë që pronari i tyre, Edi Rama, kishte të deklaruar në ILDKP 3800 euro dhe 400 mijë lekë, duke faktuar kështu se sarajet e Surrelit u ngritën mbi krimin, korrupsionin, larjen e parave.

Rama me mashtrimet e tij provoi mbrëmë përfundimisht se ai ka urdhëruar burgosjen politike me çdo kusht të Jamarbër Malltezit, sepse ky i fundit, në mbrojtje të interesit publik, ka denoncuar me dhjetëra në mos qindra herë, betonizimin e Tiranës nga Edi Rama, të bazuar në korruptimin e tij nga ndërtuesit e kryeqytetit.

Është ai që ka denoncuar me dhjetëra e dhjetëra herë thjeshtrën e parë të vendit, vajzën e familjes Rama për dhjetëra tendera të fituar, në shkelje flagrante të Kushtetutës së vendit”,-tha Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.