Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha prezanton kandidatin për Cërrikun: Një ndër njerëzit më të suksesshëm të PD-së

18:13 / March 29, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha6 1081x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha është ndalur sot në Cërrik, ku prezantoi kandidatin e opozitës për zgjedhjet vendore të 14 majit, Servet Duzhën, të cilin e konsideroi një ndër njerëzit më të suksesshëm të PD-së.

Ish-kryeministri u shpreh se Duzha njihet për vlerat e tij menaxhuese, drejtuese dhe familjare.

“Është nder dhe kënaqësi për mua të paraqes para jush, kandidat për qytetar të parë të Cërrikut, Servet Duzhën. Servet Duzha është një nga veprimtarët më të përkushtuar të PD-së, sikundër edhe njëri prej qeveritarëve vendorë më të suksesshëm që kjo parti ka patur, qeveritarin vendor të Bashkisë Cërrik.

Më 14 maj, ju ftoj të votoni Servet Duzhë, të cilin ju e njihni në të gjitha aspektet. Njihni vlerat e tij menaxhuese, vlerat e tij drejtuese, vlerat e larta familjare dhe morale, ndjeshmërinë, dhembshurinë dhe dashurinë që ka për ju, për Cërrikun, transparencën e tij, përkushtimin e madh që të ndryshojë me të gjithë mundësitë për mirë, jetesën tuaj dhe gjendjen në Cërrik.

Serveri dhe tani, këtë radhë, të gjithë kandidatët tanë për kryetar bashkie kanë edhe një veçanti tjetër. Ata nuk janë më kandidatë të kryetarit apo kryesisë së partisë, por janë kandidatë të vullnetit tuaj, të besimit tuaj, të votës tuaj, janë kandidatë të lirisë. Dhe kjo ju garantoj ju është një arritje e madhe, është një respekt, një përmbysje e praktikave të mëparshme të përfaqësimit tuaj.

Në rast se deri dje ai që ju përfaqësonte ju sygjerohej nga kryetari apo kryesia, sot ai varet direkt nga ju, nga vota juaj dhe ai e di se duhet të derdhë djersë, të punojë me përkushtim që përsëri ta meritojë këtë votë. Dhe kjo është forma më e shkëlqyer e përfaqësimit të qytetarëve dhe përgjegjësia më e lartë ndaj tyre”, tha kreu i PD-së.

Berisha cerrik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.