Sali Berisha në prezantimin e librit me denoncimet e opozitës për zgjedhjet e 14 majit, e cilësoi atë “libri i zi”. Ai tha se strategjia dhe parimi i Ramës është “hëngshi kokat e njëri-tjetrit”. Po ashtu Berisha ka ngritur akuza se biznesmeni Pëllumb Gjoka, i arrestuar për lidhje me krimin, donte të emëronte kreun e Prokurorisë Anti-Korrupsion.
“Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave, e veprimtarisë, jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi. Çfarë tregojnë? Ato tregojnë se strategjia e Ramës “hëngshin kokën e njëri-tjetrit” është bërë strategji e shtetit. Pëllumb Gjoka i thotë Behar Bajrit; pyete drejtorin se pse më arrestoi mua djalin e xhaxhait? Kush e nxiti, e kishte fjalën për grupet. Pyete se kush e nxiti. Ai tha do ta pyes, do ta fus në borxh të rëndë. Po nëse kthehemi te direktiva e atij që është krimministër që thotë; ‘kokat t’i hanë njëri-tjetrin’, ai po krijon mundësi që të hanë njëri-tjetrin.
Pëllumb Gjoka ishte mik për kokë i Edi Ramës. Ai po emëronte kreun e SPAK. Kondili, që dërgoi dosjen e Bajrave në Shkodër bashkë me një tjetër, shpalli se këta nuk janë organizatë kriminale, sa mori Kondili e dinë kazinotë e Pëllumb Gjokës. Kondili, të cilit bodyguardi i Pëllumb Gjokës i rrinte mbrapa në kazino për ti dhënë topat me euro, do na dilte nga Rama edhe kryetar i SPAK. Sa mori Kondili? Sa donin kazinotë e Pëllumb Gjokës”, tha Berisha.
