Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha propozon Bardhin për kryeministër në zgjedhjet e 2025? Meta tregon nëse do pranojë

12:34 / September 8, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ilir meta 1 765x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas takimit në selinë blu me Sali Berishën, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u pyet nëse do ta pranonte një propozim të mundshëm të aleatit të tij për Gazment Bardhin si kandidat për kryeministër. Ndonëse nuk pati një përgjigje konkrete, Meta tha se jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik.

Nëse do të jeni bashkë me Berishën dhe në 2025 dhe nëse ai propozon Gazment Bardhin për kryeministër do ta pranonit? Meta: Nuk jemi këtu për t’u marrë me këto çështje. Ju e dini që ne jemi të angazhuar për të respektuar çdo parim demokratik.

Po ashtu Meta deklaroi para gazetarëve, se bashkë me Berishën biseduan për bashkërendimin e qëndrimit opozitar në Kuvend, pushtet vendor dhe kudo. Ai shtoi se Partia e Lirisë do të japë kontributin e saj të pamohueshëm dhe në zgjedhjet e pjesshme në Kukës që pritet të mbahen pas pak ditësh.

“Diskutuam për të bashkërenduar agjendën sa më aktive opozitare, përfshirëse në këto kushte kaq degraduese ku ndodhet situate me shtetin e së drejtës. Në këto rrethana kur skandalet e qeverisë dhe korrupsionit të saj mbivendosen dhe kur problemet ekonomike vetëm rëndohen dhe kjo shpërfaqet në fenomenin e largimit, është detyra e opozitës të bashkojë fuqinë e saj në rivendosjen e shtetit të së drejtës, demokracisë dhe llogaridhënies dhe kjo agjendë përfshin angazhim opozitar, në parlament, në pushtetin vendor edhe kudo, jemi në kontakt me grupet e interesit që ndihen të kërcënuara. Ne jemi kudo ku kërkohet angazhimi ynë. Në Kukës dega jonë është tepër aktive. Deputetët tanë janë në vijën e parë të përballjes me këtë regjim. Do të ketë protesta dhe datë, por kjo nuk është e rëndësishme. Opozita duhet të ngrihet në lartësinë e momentit për t’iu dhënë përgjigjeve sfidave që kanë sjellë një situatë të rënduar nga keqqeverisja”, tha Meta.

Berisha Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Stuhia “mbërthen” Maqedoninë e Veriut, raportohen dëme të shumta

08:36 / July 22, 2026

Stuhia prek Sarandën gjatë natës, tre persona të plagosur nga thyerja e xhamave, pema e rrëzuar dëmton automjetet

08:32 / July 22, 2026

Pas Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, stuhia e fuqishme “mbërthen” Shqipërinë, era e fortë zbraz plazhet në Vlorë

22:45 / July 21, 2026

ASHK: Do të formalizohen 697 kulla të vjetra, poseduesit do të pajisen me certifikatë pronësie

22:22 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.