Ish-kryeministri Sali Berisha u pyet sot në një konferencë me mediat për deklaratat që kanë qarkulluar se mund të ketë arrestime brenda Komisionit të Rithemelimit. Sipas Berishës, “këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për t’i dhuruar përsëri Edi Ramës pushtetin vendor”.
Pyetje: Mediat raportojnë se në takimet që Lulzim Basha ka zhvlluar ka theksuar se po bën gjithë përpjekjet për të shtyrë Kuvendin e 30 prillit dhe sipas mediave gjatë kësaj kohe do të ketë arrestime brenda Komisiont të Rithemelimit, e pas kësaj Basha do rikthehet fuqishëm. A keni një koment lidhur me këto deklarata?
Sali Berisha: Gjërat duhet t’i shohim në rrafshin politik, me këto përpjekje, janë një kompleks përpjekjesh për t’i dhuruar përsëri Edi Ramës pushtetin vendor.
Edi Rama është i pamëshirë në armiqësinë e tij ndaj opozitës, ai përpiqet tani ta shfrytëozjë ata pengjet e tij, se si e si, ju jeni dëshmitarë vet, unë s’do doja t’i thoja këto sot por nga ajo mbledhje ku Basha dha dorëheqjen doli platforma që kreu i PD të zgjidhet pas zgjedhjeve. Imagjinoni çfarë dhurate do ishte kjo për Edi Ramën.
Postime te ngjashme
Add A Comment
