Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Revolta e qytetarëve kulmon nesër. Qytetarët do mësojnë alternativën anti-krizë

12:44 / November 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha konferenca 1080x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën me gazetarët tha se zemërimi, revolta, padurimi i qytetarëve shqiptarë po kulmon, dhe se me padurimin më të madh po presin protestën e nesërme.

“Po presin protestën e nesërme si një dëshmi përfundimtare e vendimit të këtij populli për të mos pranuar kurrë më armikun e egër të votës së tyre të lirë, të sillet siç është sjellë me ta. Për të mos pranuar kurrë më një kryehajdut të të gjitha kohërave, për t’i vjedhur, për t’i varfëruar, për t’i mjeruar ata. Për të mos pranuar kurrë më tej, një armik të qenies së tyre, që po i përzë, po i dëbon, çdo ditë nga Shqipëria. Që ka shndërruar dheun e tyre në një dhe, në të cilin shqiptarët nuk besojnë. Që eksporton çdo ditë, nga ky vend, më shumë se çdo gjë tjetër, krim, drogë dhe drogë dhe krim. Që dhunon masivisht të drejtat e shqiptarëve”, tha Berisha.

Po ashtu Berisha bëri me dije se qytetarët shqiptarë nesër do njihen me alternativën anti-krizë të PD dhe opozitës. “Të largojmë një person, një antishqiptar, një armik të qenies shqiptarë, të lirive dhe të drejtave tona. Protesta, ju po e shihni, sirenat e zemërimit dhe urrejtjes ndaj kësaj qeverie, të dhimbjes, sakrificës dhe mjerimit, po ulërijnë në zemrat e të gjithë shqiptarëve në të katër anët e vendit”.

PD Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

Rama mbërrin në Kuvend mes tensioneve dhe bllokimit të seancës

14:56 / July 23, 2026

Tensione në Kuvend, deputetët e opozitës s’lejojnë prezantimin e raporteve për ‘Territorialen’! Boçi i bllokon foltoren Maznikut

14:15 / July 23, 2026

Protestues të maskuar nxisin përplasjen para Kuvendit! Tregojnë edhe gishtin e mesit 

14:07 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.