Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar me ambasadorin e ri të Çekisë në Tiranë, Karel Urban.
Përmes një njoftimi të shpërndarë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se pjesë e diskutimeve ishin zhvillimet në Shqipëri dhe rajon.
Ish-Kryeministri thotë se në takim ka theksuar se qëndrimi i Partisë Demokratike ka qenë dhe mbetet parti e vlerave dhe integrimit europian dhe euroatlantik.
