Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha rreshton emrat e demokratëve ‘besnikë’

21:44 / April 3, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar sonte në studion e “Opinion”, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Pyetja e parë që moderatori i shtroi ishte “pse nuk ka figura të reja në PD?” E përpos kësaj, pse një pjesë e emrave janë lënë jashtë listave zgjedhore?

Për t’ju përgjigjur, kryedemokrati rreshtoi një sërë personazhesh që sipas tij meritojnë të jenë pjesë e këtij rrugëtimi që synon fitoren, sepse kanë kaluar në një proces të vështirë.

“PD kaloi në një kalvar të padëgjuar ndonjëherë, ekzistence ose jo…Këta njerëz u rreshtuan në krahun e ekzistencës së një partie politike jashtë kontrollit të Edi Ramës, ambasadës apo tjetër kujt. Flamur Noka, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edmond Spaho, Ivi Kaso e të tjerë e një grup i tërë u përballën ama në zgjedhjen e tyre.

Zgjodhën të mbështesnin një kauzë që zgjodhi Berisha. Pa mbështetjen e këtyre individëve, PD-ja nuk do ishte kurrë një forcë siç është sot, por një shtojcë, një fasadë e opozitës. Opozita sovrane nuk është çështje partie, por themelore e pluralizmit. Eee po ju keni qenë…Kanë qenë more, por meritojnë nderimin më të madh se kaluan një proces”, tha Berisha.

Vuri theksin edhe te aftësitë e tyre organizative, si element thelbësor për zgjedhjet parlamentare.

Sali Berisha: Përveç kësaj, këta dhe disa të tjerë ishin njerëz me fuqi organizative, që është aspekt kryesor në zgjedhje. Duhet të merrte dikush përgjegjësi. Së dyti, po në listën e mbyllur janë një pjesë e mirë e tyre. Në çdo qark..

-3 të parët e qarkut të Tiranës nuk i ke. Mungon Tabaku!

Sali Berisha: I pari i listës së Tiranës është Balliu. Hysen Kadiu kisha dëshirë të ishte në listën e mbyllur, por duke pasur parasysh 4 vende u zunë nga aleatët, 5 ose 6 ishin ekzoficio. Tiranës i mbetën vetëm 2 vende, udhëheqësi Belind Këlliçi dhe Balliu. Sikur mundësia më e vogël të ishte, absolutisht do të ishte Kadiu.

-Ju latë jashtë zëdhënësen Floriana Garo. Cili ka qenë kriteri i saktë?

Sali Berisha: Zëdhënësi i partisë në statut nuk është ekzoficio në listë.

Berisha besnike demokrate PD proces
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

PD distancohet nga dhuna në protestë pas reagimit të ambasadës amerikane, Floriana Garo: “Ilirjana Kuçana ishte aty si pedagoge”

14:31 / October 17, 2026

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.