Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: Së shpejti do të fillojmë protesta të fuqishme në mbështetje të pedagogëve

19:40 / October 18, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha 11 708x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha mori pjesë këtë të martë në mbledhjen e konstituimit të departamentit të Arsimit të Lartë dhe Shkencës në PD.

Gjatë fjalës përballë akademikëve të pranishëm, Berisha tha se në situatën aktuale ku ndodhet vendi ka një diskonsideratë të theksuar për mjekët dhe pedagogët dhe ka një preferencë absolute për narkotrafikantët.

Berisha theksoi se së shpejt Partia Demokratike do të nisë protetsat e fuqishme, ku do të mbështesë dhe kauzat e pedagogëve për rritjen e pagës.

Ai shtoi se synimi i protestave do të jetë që të mos lejohet më rrokullesja e vendit nën regjimin e Ramës.

“Ka një diskonsideratë për mjekët, pedagogët dhe studentët, ka një preferencë absolute për trafikanëtët. Me përparësi absolute trafikantët të cilët zbatojnë çdo kërkesë të tij. Ndaj dhe kjo protetstë e juaja është e një rëndësie shumë të madhe. Ne shumë shpejt ne do të fillojmë protesta të fuqishme në mbështetje të pedagogëve dhe nuk do ta lejojmë këtë rrokullisje të vendit. Janë përgjysmuar bizneset e vogla. Sepse nuk është tregu, është anti-tregu i krijuar sipas rikualifikimit që kanë bërë. Bëri një shpenzim të tmerrshëm 2 miliardë euro me rrasa druri dhe goditi tregjet, për shembull siç ishte tregu në Berat dhe Korçë, ky u kthye në inspirimin e etërve, ku krijoi sheshe për paradat e tij, për sytë e tij.

Me ju do të bëjmë programion e arsimit të lartë dhe ju them se buxheti nuk mund të jetë më pak se 5% e GDP-së për Arsimin. Nuk mund të ketë konfiskim të lirisë akademike për ju. Do të bëjmë gjithçka për të rikthyer bashkëpunimin me të gjitha ekselencat shqiptare kudo që janë sot.

Mendja dhe dija do të jetë “vis vitalis”, forca jetësore e transformimit të Shqipërisë”, tha Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

E motra e djalit që plagosi syrin pretendon se shpenzimet i ka bërë familja, jo shteti! Reagon Kryeministri Rama

17:45 / October 25, 2026

Plagosja e të riut gjatë protestës, Koçiu: Mos e përdorni për të justifikuar dhunën!

17:21 / October 25, 2026

Një protestues pro dialogut, të tjerët e godasin! Shtrihet në tokë, e tërheqin deri te shkallët e kryeministrisë!

16:20 / October 25, 2026

Reshjet e dendura shkaktojnë probleme në Vlorë, baltë dhe dhera në rrugë

13:38 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.