Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Berisha sfidon Ramën: Më dil para t’ja themi njëri-tjetrit të gjitha

13:42 / May 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha ramaaa 780x405 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama në një debat publik.

“Unë kam kunat, Rama baxhanak, se njësoj janë. Kunati im s’ka marrë asnjë tender, i Ramës po. Të afërmit e mi s’kanë marrë asnjë tender, më gjeni një. E ftoj në një  debat publik para jush dhe t’ja themi njëri tjetrit të gjitha”, tha Berisha.

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot publikisht nga organet e reja të drejtësisë që të hetohet ngjarja e “21 Janarit” dhe e “Gërdecit” të ndodhura gjatë qeverisjes së demokratëve.

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka dhënë përgjigje kërkesës së Ramës për këto çështje. Në një konferencë shtypi nga selia e Partisë Demokratike, Berisha tha se është dakord që 21 Janari të hetohet dhe rihetohet disa herë, por ai theksoi se sipas tij përgjegjësi kryesor në atë ngjarje është Rama, i cili në atë kohë si kryetar opozite kishte thirrur në bulevard protestuesit për të përmbushur, sipas Berishës, axhendën e tij politike.

“Ajo që nuk është hetuar në 21 Janar, përgjegjësia direkte e Edi Ramës si organizator. E faktuar, jo se e them unë. Merrni faktin se u sulmua një Kryeministër në detyrë në zyrë. Ka një ngjarje, 6 Janari në Capitol Hill. Pra, ai që i solli mish për top njerëzit për të rrëzuar pushtetin e Sali Berishës dhe kjo që nuk është e imja, tashmë është e fiksuar në dokumente ndërkombëtare që kishte axhendë politike protesta. Jam plotësisht dakord të hetohet e rihetohet 100 herë. Dhe ju garantoj se përgjegjës kryesor është Edi Rama i cili solli ata mish për top për karrigen e tij, i cili i vendosi ata në funksion të një axhendë politike”.

“Sa i përket Gërdecit, një proces gjyqësor i drejtuar nga një prokurore politike anti-Berishë ka ndodhur, janë dënuar 22 vetë prej tyre. Ka dënime dhe 20, 18, zyrtarët më të lartë të ushtrisë. Edi Rama prej 9 vitesh ka ruajtur të njëjtin kualifikim, aksident teknologjik. Padija dhe injoranca nuk e lejon atë të kuptojë domethënien e plotë të krimit shtetëror.

Krimi shtetëror është dy lloje; i qëllimshëm kur shteti vret me qëllim, padashje kur ndodh siç ishte. Sigurinë e aktivitetit e kishte drejtoria e MEJKO, për çka ish-drejtuesi i saj u dënua 18 apo 20 vjet. Pse unë kam insistuar që ajo të shpallej vrasje shtetërore pa dashje? Sepse shpërblimi është tjetër. Por ai nuk ka nocion për shtetin”, deklaroi Sali Berisha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Asllani kalon në avantazh Shqipërinë nga 11 metërshi, 2-1 për kombëtaren

22:57 / October 6, 2026

U përplas me protestuesit, flet deputeti i PS: E kuptoj indinjatën e tyre

22:20 / October 6, 2026

ARRSH njofton punime në tunelin e Krrabës

21:42 / October 6, 2026

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.