Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Berisha shkel mbi kufoma”-Juristja: Demokratët e Durrësit janë shkelur në sedër

20:40 / April 1, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
06
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Juristja Brizida Gjikondi ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e akuzuar se “shkel mbi kufoma” për të ruajtur drejtimin e forcës politike.

E ftuar në “Tirana Live”, Gjikondi deklaroi se zhvillimet e fundit brenda PD-së, përfshirë lëvizjet ndaj mbështetësve të Ervin Salianji, janë pjesë e skemave të brendshme për eliminimin e kundërshtarëve.

Ajo theksoi gjithashtu se demokratët e Durrësit janë “shkelur në sedër”, ndërsa akuzat ndaj Oerd Bylykbashi, sipas saj, nuk janë të pabazuara, duke ngritur pikëpyetje mbi përfaqësimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese në parti.

“Tani që Salianji kërkon që të garojë në PD përballë Berishës të gjithë mbështetësit e tij shkarkohet për gjëra të një viti më parë. Të gjitha këto janë skema infantile të Falmur Nokës. Berisha shkel mbi kufoma, mjafton që ai të jetë në krye të PD. Nuk i intereson fare PD, i intereson vetëm PD. Kur gjen njerëz pa personalitet si Noka e ka shumë të lehtë që të shtypë dhe të poshtërojë njerëz që i shikon si kundërshtarë.

Anëtarët demokratë të Durrësit u vranë në sedër, akuzat e tyre ndaj Bylykbashit nuk janë pa baza. Sepse kryetarët e qarqeve, nuk kanë asnjë lidhje me bazat, vetëm se janë skllevër. Qëllimi i vetëm i Berishës është që të jetë në krye të PD në zgjedhjet e majit. Salianji nuk ka për të kandiduar në PD, sepse ai nuk ka kundërshtar vetëm Berishën, por edhe çakejtë që rrinë rreth tij, të cilët presin që sa të ikë Berisha t’i zënë vendin. Berisha nuk pyet për kombëtarët, edhe sikur t’i shkojnë në zyrë, ai do i shfrytëzojë vetëm për interesin e tij”, tha Gjikondi.

Berisha demokratet juristja kufoma shkel
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

“Berisha sponsor i dhunës”, Rada: Të hyjmë njëherë në BE, pastaj të protestojmë si francezë

10:32 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.