Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha: SPAK-u avokat i vjedhjeve horror të Veliajt

20:31 / February 18, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
auto e2fd5452 8b9f 4d02 bfa4 a8bd65b31c4f1708282061 750x500 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha, në protestën e mbajtur kundër arrestimit politik të tij, thotë se SPAK-u mbron krimet horror që qeveria Rama kryen me vjedhjet e njerëzve më të varfër në Europë.

Berisha deklaron se prej më shumë se 3 muajsh janë kapur të gjitha biseda e firmës ‘5D’ në grupin e Whatsapp. Ai tregon më tej se në këto biseda kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, jep urdhra të prerë se sa duhet të vjedhin vartësit e tij në tendera.

Berisha deklaron se kreu i SPAK, Altin Dumani, nuk bën asgjë për të ndalur vjedhjet e Veliajt.

“Prej mëse 3 muajsh janë kapur të gjitha biseda e firmës ‘5D’ në grupin e Whatsapp

Në këto biseda Erion Veliaj jep urdhra të prerë, vidhni kaq dhe vidhni aq, merrni kaq dhe merrni aq me tendera, bëni këtë dhe bëni atë.

Çfarë bën Dumani?

Është bërë avokat i tij. Skapi mbron krimet horror që këta qeveritarë kryejnë me vjedhjet e njerëzve më të varfër në Europë.

Revolta dhe vetëm revolta qytetare është fjala dhe duhet të jetë fjala jonë.

Lufta, beteja jonë është një betejë jo vetëm e jashtëzakonshme, por në frymëzimin e saj është dhe betejë hyjnore.

Edhe dje e theksova dhe prap e theksoj.

Aleksej Navalni është një hero i njerëzimit në luftën kundër korrupsionit.

Të dashur miq!

Pasi e helmuan, u kurua. Vrapoi përsëri në vendin e tij për tu përballur me tiranin, me diktatorin, për tu përballur me njeriun që vidhte qytetarët e tij, me miliona e miliarda, barbarin Putin.

Të ju bëj një pyetje unë ju. A nuk kemi edhe ne Putinin tonë hajdut këtu.

A nuk jeton ai në sarajet që kanë çdo tullë të vjedhur.

A nuk jeton ai në sarajet me 5 mijë katrorë oborr, çdo metër katror të vjedhur.

A nuk po vjedh ai me familjarët e tij, në dhjetëra e qindra tendera.

A nuk është ai që firmos për qindra milionë.

A nuk është ai që nuk ngopet kurrë, por që pas djegësave, kalon te porti i Durrësit,

3-4 miliardë.

A nuk është ai i vëllai i Olsit, që me Amant Josifin vjedhin me bitcoin miliarda në Europë.

Ai është njeriu që nuk ngopet kurrë, që do të varfërojë çdo ditë e më shumë shqiptarët.

A nuk është ky një kushtrim për çdo qytetar të këtij vendi të ngrihet me 20 shkurt të shpëtojmë Shqipërinë, të shpëtojmë të ardhmen tonë.

A nuk është ai që shndërroi në hiç ëndrrën tonë Europiane.

A nuk është ai që festoi me fan fare, fishekzjarrë, shampanjë dhe dekorata, hapjen e negociatave 6 vite më parë dhe që sot nuk janë hapur akoma.

A nuk është ai që po tallet me çdo shqiptar për të ardhmen e tij.

A nuk është ky që është shndërruar për interesa tij, një armik i egër i Kosovës.

Që përdor të gjithë fuqinë diplomatike të një vendi, për të lobuar kundër saj, për të rrëzuar qeverinë e saj, për të ndarë territoret e saj me Aleksandër Vuçiçin.

Të gjitha këto miqtë e mi, janë kushtrim, frymëzim për çdo shqiptarë të bashkohemi me 20 shkurt në betejën tonë të fitores.

Me 20 shkurt, burra dhe gratë e lira, djemtë dhe vajzat e lira, inaugurojnë betejën e madhe kundër diktaturës së re, kundër regjimit, narkoshtetit.

Kundër regjimit të vjedhjes, krimit dhe drogës.

Kundër regjimit antishqiptar, për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen evropiane të Shqipërisë, për dinjitetin e çdo shqiptari.”- deklaron Berisha.

Berisha spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.